Në listën e kampionëve të Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes për të rritur për aktivitetin e organizuar në Durrës janë edhe dy talentët e Vllaznisë, Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja.
Pas sukseseve në kampionatet e moshave me të rinjë dhe paratërinj, dy të rinjtë e talentuar, që stërviten me plot passion nga trajneri i Vllaznisë dhe i ekipit kombëtar Artur Lagja, tashmë janë lidër edhe në kampionatet e të rriturve.
Sipas trajnerit shkodran, Artur Lagja, dy sportistët e tij të talentuar Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja, po ecin në një rrugë të mbarë, ku nga gara në garë po fitojnë tituj kampionë dhe përmirësojnë rekorde të reja kombëtare.
Duke folur për 16 vjeçarin Antonino Mullisi, trajneri Lagja e konsideron me një të ardhme të shkëlqyer, i cili po ecen në gjurmët e mjeshtrit të madh të peshëngritjes, Asim Belinova, i cili nuk nuk nguron të jetë vazhdimisht i pranishëm në stërvitjet e Vllaznisë duke u ndjerë krenar që si Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja, po e çojnë edhe më lart traditën dhe rezultatet e bresit të tyre.
Konkretisht, Antonino Mullisi, do të konkuroj në Kampionatin Botëror që zhvillohet pas pak ditësh në Peru si dhe më pas, është peshëngritësi tjetër Sajmir Lagja që do të konkuroj në Kampionatin Europian për U23, i cili është planifikuar të zhvillohet në Tiranë.
Trajneri Artur Lagja, por edhe vetë dy peshëngritësit e talentuar, Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja, premtojnë se në dy aktivitetet ndërkombëtare të ditëve në vazhdim, do të futen në zonën e medaljeve.
(Video) Pamje nga stërvitja e Vllaznisë në peshëngritje nën drejtimin e trajnerit Artur Lagja, si dhe prononcimet e vetë trajnerit Lagja si dhe të dy peshëngritësve të talentuar, Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja.