Pasditja e sotme e 2 janarit 2025 ka shënuar fillimin e përgatitjeve të Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit 2024-2025. Ajo është zhvilluar në fushën sportive Hasaj në periferi të qytetit të Shkodrës, dhe ajo çfar ka rënë në sy ka qënë prania e dy futbollistëve të zyrtarizuar nga ana e klubit kuqeblu në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për shkodranin Serjan Repaj dhe ganezin, Alfred Mensah.
Ndërkohë që Repaj, i cili është një rikthim në familjen kuqeblu, ka qënë edhe në seancat e fundit të vitit 2024, për Mensah, kjo seancë ishte e para në radhët e kuqebluve, ndaj trajneri Tomas Brdariç i ka kushtuar pak minuta komunikimi me të përpara fillimit të seancës, ndërkohë që ka bërë edhe prezantimin me skuadrën.
Pozitive për stafin teknik kuqeblu ka qënë edhe prania e një pjese të mirë të futbollistëve të dëmtuar, të cilët mesa duket kanë lënë pas problemet fizike dhe i janë bashkuar grupit kueblu.
Një tjetër e veçantë kishte të bënte edhe me faktin, se përpos opinioneve të mbylljes së vitit 2024 për një largim të mundshëm nga skuadra kuqeblu të dy-tre emrave të lakuar që i përkasin reparteve të prapavijës dhe sulmit, sot ato janë shfaqur në stërvitjen e Vllaznisë duke lënë të kuptohet se në këtë aspekt nuk ka akoma një vendim përfundimtar ndaj tyre.
Për Vllazninë, dy përballjet e para të vitit 2024 janë, ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me datë 10 janar 2025 për llogari të javës së 20-të të Abissnet Superiore, dhe pas pesë ditësh, po në stadiumin “Loro Boriçi”, pret Besen e Kavajës për Kupën e Shqipërisë në kuandrin e ndeshjeve për 1/8.
(Video) Pamje nga seanca e parë stërvitore e Vllaznisë në vitin 2025