Monday, January 12, 2026

(Video) Vllaznia nis ditët përgatitore Ulqinake. Kuqeblutë sot zhvilluan seancën e parë për 2026-të në kompleksin Futbalski Centar “Çausheviç” Ulqin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vetëm dy ditë pushim kanë pasur kuqeblutë në ndërrrimin e viteve, datën 31 dhjetor 2025 dhe 1 janar 2026, dhe ashtu siç Veriu Sport paralajmëroi në fundin e vitit që lamë pas, Vllaznia ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2025-2026 me datë 2 janar.

Ka qënë ora 09:00 e padites së sotme, kur autobusi i KF Vllaznia ka lënë qytetin e Shkodrës duke u zhvendosur matanë kufirit shqiptaro-malazez, në bregdetin Ulqinak, aty ku do të qëndrojnë përreth një javë për përgatitjet dimërore, sepse shumë shpejt nisin ndeshjet zyrtare. Më 10 janar, në “Loro Boriçi” luhet  ndeshja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Pogradeci për fazën 1/8, dhe katër ditë më pas, po në “Loro Boriçi”, luhet sfida e javës së 19-të të Abissnet Superiore, Vllaznia-Egnatia.

Seanca e parë stërvitore e vitit 2026 për kuqeblutë u zhvillua pasditen e sotme në kompleksin Futbalski Centar “Çausheviç” Ulqin, një qëndër kjo e cila preferohet shpesh herë, jo vetëm nga Vllaznia por edhe klube të tjera të Shqipërisë dhe të rajonit përreth.

Pas nxemjes së zakonshme, me vrapimet rreth fushës së lojës si dhe ushtrimet atletike, nën drejtimin e përgatitësit Fatjon Kadija, tekniku Edi Martini, së bashku me kolegët e tij të stafit teknik, ka vijuar me aplikimin e lojrave në kuadrat, dhe në fund, ka pasur vend edhe për një ndeshje në fushë të hapur mes dy formacioneve.

Krahas përgatitjeve që nesër do të jenë me dy të tilla brenda ditës, fundjava pritet të shoqërohet me ndonjë ndeshje miqësore, për kolaudimin e skuadrës në prag të sfidës për Kupën e Shqipërisë.

(Video) Pamje nga seanca e parë stërvitore e Vllaznisë, 2 janar 2026-Futbalski Centar “Çausheviç” Ulqin.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img