(Video) Vllaznia nis stërvitjen me trajnerin e ri, Edi Martini. 17 futbollistë në seancën e pare. Përpos Krujës së zyrtarizuar, gati firmat edhe me Gurishtën, Malen, Mensah, Hakajn, etj

Ashtu siç ishte parashikuar, Vllaznia ka nisur sot, të hënën e 2 qershorit 2025, përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Në seancën stërvitore të zhvilluar në fushën sportive të Golemit, pak kilometra në periferi të qytetit të Shkodrës, kanë qënë të pranishëm 17 futbollistë: Qarri, Bunjaj, Gurishta, Repaj, Pusi, Jago, Brahimi, Krymi, Sala, Kruja, Qato, Tafili, Delaj, Hajdari, Ara, Kubazi, Balaj.

Fiks, në orën 18:00, kuqeblutë janë mbledhur në qëndër të fushës, aty ku drejtori sportiv, Vioresin Sinani, i cili sezonin e kaluar ishte në cilësinë e zëvendëstrajnerit ka prezantuar përpara skuadrës trajnerin e  ri, Edi Martini.

Pjesë e stafit në këtë seancë të parë, ka qënë edhe zëvendëstrajneri Ergi Borshi, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi dhe përgatitësi atletik, Fatjon Kadija, i cili zëvendëson Aurel Locajn, i cili e mbajti prej dy sezonesh këtë post, videoanalisti Endri Mani, si dhe stafi mjekësor me në krye mjekun veteran, Zyhdi Çoba.

I pranishëm në ndjekjen e seancës e seancës së parë stërvitore të kuqebluve, ishte edhe Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Dibra, si dhe Shefi i Sigurisë të stadiumit “Loro Boriçi”, Artan Brahimi.

Vllaznia e drejtuar nga tekniku i ri Edi Martini, do të vijojë të stërvitet në Shkodër për rreth tre javë, ndërkohë që më pas do të zhvendoset jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore themelore në një kamping me klimë të freskët, ku mes 2-3 alternativave, duket se pista kryesore është ajo e Bullgarisë.

(Video) Pamje nga seanca e parë stërvitore e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të ri, Edi Martini. Fusha sportive “Hasaj”-Golem Shkodër)

Gaspër MARKU-2 qershor 2025

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu