Vllaznia-Partizani 0-3(15/25 22/25 16/25)
Ekipet e Partizanit në volejboll për femra dhe meshkuj janë larguar nga Shkodra me dy fitore të pastra. Pas femrave, të cilat u mundën me rezultatin 0 me 3, me të njëjtin rezultat u mundën edhe volejbollistët meshkuj.
Ndeshjet në fjalë u luajtën pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Në setin e parë Vllaznia nuk shkoi më shumë se kuota e 15-të pikëve përballa 25 të Partizanit që fiton setin e parë.
I dyti është seti më luftarak, dhe meritë për këtë kanë volejbollistët kuqeblu, të cilët duke e rritur ndjeshëm lojën e tyre arrijnë të kryesojnë në pjesën më të madhe të këtij seti. Por, në pikët deçizive volejbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, nuk kanë qetësinë e duhur.Nga ana tjetër, Partizani është më i qetë dhe mbyllë setin e dytë me fitore 22 me 25.
Seti i tretë është kopjo e të parit. Partizani nuk fal, dhe duke shënuar pikë pas pike edhe mbyllë edhe këtë set me fitore me rezultatin, 16-26.
Në këtë mënyrë Partizani fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 0 me 3 duke vijuar të kryesojë kampionatin e Superligës së volejbollit për meshkuj.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Partizani 0-3. Java e katërt e Superligës volejboll meshkuj.