Friday, September 20, 2024

(Video) Vllaznia përgatitet për Kampionatin Kombëtar. Trajneri Gjoni: Gati për të fituar titullin e 26-të kampion, rekord në boksin shqiptar!

Lexo

Pasditen e kësaj të premte, nisë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur, aktivitet ky në të cilin marrin pjesë ekipet më të mira të Shqipërisë.

Vllaznia, e cila deri më tani ka koleksionuar plot 25 tituj kampionë ka në objektiv fitimin e titullit të radhës, çka me shifrën 26 që pret ta fitojë përbën një rekord në historinë e boksit shqiptar.

Sipas trajnerit Zef Gjoni, në krahasim me kampionatet e mëparshme, rivaliteti në këtë kampionat pritet të jetë shumë më i madh nga vitet e tjera, ku krahas ekipeve të njohur, si Tirana dhe Flamurtari, këtë sezon është përforcuar edhe Teuta duke e shtuar akoma më shumë konkurencën për fitimin e trofeut.

Për t’u theksuar është se gjatë ditëve të fundit, stafit të trajnerëve i është shtuar edhe ish boksieri kampion Artur Gavoçeja, i cili me përvojën e tij si disa herë kampion kombëtar i Shqipërisë, do të jetë një mbështetje e madhe për stafin teknik të trajnerëve të Vllaznisë.

Kampionati Kombëtar i Boksit nisë pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, vijon pasditen e së shtunës me ditën e dytë dhe paraditën e së dielës janë finalet ku shpallen kampionët individual dhe ekipor.

(Video) Pamje nga stërvitore e boksierëve të Vllaznisë në prag të Kampionatit Kombëtar 2024 që zhvillohet nga 20-22 shtator në Shkodër.  Si dhe në vazhdim, prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Zef Gjoni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img