(Video) Vllaznia po rrit një grup të talentuar në peshëngritje. Trajneri Lagja: Janë e ardhmja e peshëngritjes shqiptare!

Tradita e sportit të peshëngritjes në qytetin e Shkodrës po rikthehet në mënyrën më të mirë. Kjo, edhe falë punës së përkushtuar dhe pasionante të trajnerit Artur Lagja, i cili pasi ngriti në nivelet e larta dy peshëngritësit e talentuar Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja, kampionë dhe rekormenë të Shqipërisë, të njëjtën gjë synon të bëjë edhe me një brez tjetër peshëngritësit më të rinj.

Klevis Bazi, Ensar Prroni, Rajon Perrone, Samuel Kola, janë të rinjtë e pasionar, të cilët stërviten çdo ditë në palestren e peshëngritjes “Asim Belinovia” të Vllaznisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Artur Lagja, e konsideron këtë grup peshëngritësish si shumë të talentuar që premton për të ardhmen.

Krahas të tjerëve, ai ndalet tek Ensar Prroni, që sakrifikon duke ardhur çdo ditë nga Oblika, dhe është shumë i përkushtuar në proçesin stërvitor, të cilin e konsideron kampionin e ardhshëm të peshëngritjes shqiptare.

Sipas trajnerit Artur Lagja, një meritë në rritjen cilësore të këtyre të rinjve, ka edhe mjeshtri i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, Asim Belinovi, i cili duke qënë edhe në rolin e përgjegjësit të ekipit, thuajse çdo ditë është në palestër duke përcjellë përvojën e tij tek brezi i rinj.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Artur Lagja në lidhje me perspektiven e brezit të ri të peshëngritjes shkodrane, si dhe pamje nga stërvitja me brezin e ri, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YORUTUBE .

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu