Monday, November 4, 2024

(Video) Vllaznia-Skënderbeu, sot, ora 17:00, në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë me formacion të plotë, objektivi i vetëm, fitorja

Lexo

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, duket se e kanë lënë pas shumë shpejt gëzimin e fitores ndaj Tiranës, për t’u fokusuar në duelin e radhës ndaj korçarëve. Nga ajo çfarë është parë edhe në seancat stërvitore, duket se formacioni kuqeblu do të pësojë sërish ndryshime.

Kështu nga porta pritet si gjithmonë Kristi Qarri, i cili në javët e fundit ka treguar formë shumë të mirë në katër këndorin kuqeblu. Në mbrojtje rikthimet e mëdha pritet të jenë ato të Gurishtës dhe Stojanoviç. Të dy futbollistë që munguan në mesjavë kundër Tiranës.

Për të kompletuar repartin e prapavijës do të jenë edhe Juriç dhe Jago për kuqeblutë. Ajo çfarë nuk ndryshon në formacionin kuqeblu duket se është mesfusha. Treshja Qato-Krymi-Kahrimanoviç duket se kanë gjetur ecurinë e duhur dhe pritet që ta nisin nga minuta e parë edhe përballë Skënderbeut në javën e 12-të.

Në sulm i paprekshëm është Bekim Balaj, me sulmuesin që u kthye me një dopietë kundër në klasike, duke u ngjitur kështu në kuotën e 7 golave sezonalë. Nga e djathta e repartit sulmues pritet të luajë Mala. Me prizrenasin i cili pësoi një lëndim fizik nga një mjet plasës i hedhur ndaj tij në ndeshjen e fundit.

Gjendja e 26-vjeçarit, duket optimale dhe me siguri ai do jetë pjesë e formacionit kuqeblu. Një dilemë duket se ka për krahun e majtë të sulmit, ku goli i Grudës në 90-minutëshin e fundit, duket se i ka dhënë përparësi numrit 7. Nga minuta e parë pritet ta nisë Dodaj, duke qenë se Gruda ende nuk ka ritmin e duhur të ndeshjeve duke qenë se ka luajtur vetëm 40 minuta këtë sezon pas kthimit nga dëmtimi.

(Video) Prononcimi i trajnerit Thomas Brdariç në pragndeshjen, Vllanzia-Skënderbeu. Superiore, java e 12-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img