Wednesday, November 27, 2024

(Video) Vllaznia U-17 finaliste e Kupës së Shqipërisë. Dy golat e Kubazit dhe një i Tonit, eleminojnë Dinamon me rezultatin 0-3

Lexo

Dinamo U17-Vllaznia U17 0-3(Shënues:Gerald Kubazi 77’, 82’, Filip Toni 90’)

Formacioni i Vllaznisë: Vllaznia: Lekaj, Selmani, Marashi, Kubazi, Toni, Ara, Gerbeti, Sylia, Smakaj, Çelepia(U aktivizuan: Hotaj, Hoxha, Kapllanaj, Spahija, Guri). Trajner: Gilman Lika, Denis Zmijani 

Vllaznia U17 e drejtuar nga trajneri Gilman Lika dhe kolegu i tij Denis Zmijani është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra kuqeblu luajtit sot takimin gjysëmfinale përballë ekipit të Dinbamos dhe fitoi me shumë meritë me rezultatin 0-3.

Ndeshja e luajtur në kompleksin sportive “Internacional” Peze- Helmes të kryeqytetit ishte mjaft emocionuese, ku bukurinë këtij takimi ia dhanë me plot të drejtë futbollistët kuqeblu, të cilët ashtu si edhe në kampionatin e Superligës për grupmoshën U17 ku është shpallur kampione e dimrit, edhe në këtë sfidë gjysëmfinale bëri një prezantim tejet dinjitoz.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, 0-0, 45 minutat e dyta folën tërësisht për djemtë e talentuar shkodranë. Si rezultat i lojës sulmuese dhe presionit të madh në portën dinamovite vijnë edhe tre golat kuqeblu, njëri më i bukur se tjetri.

Fillimisht, ka qënë i zakonshmi dhe i përhershmi, Gerald Kubazi, i cili tundi dy herë rrjetën e portës së Dinamos, përkatëësish në minutat 77-, 82, ndërkohë që në fund është edhe Filip Toni, i cili shënon golin e tretë duke vulosur përfundimisht rezultatin e pastër dhe të merituar, 0 me 3 në favor të Vllaznisë.

Në duelin tjetër gjysëmfinal, Tirana mundi Teutën me shifrat 4-1.  Bardheblutë shënuan tre herë që në pjesën e parë me golat e Hysës, Laçit dhe Patushit, djalit të ish futbollistit të Vllaznisë, Saimir Patushi, ndërkohë që në pjesën e dytë është Nela që shënon edhe golin e katërt kompletoi “pokerin”. Për durrsakët, golin e vetëm e shënoi Qenajn në minutën e 83-të.

Kështu, për kategorinë e grupmoshës U17, dy ekipet finaliste janë Vllaznia dhe Tirana, finale e cila sipas informacionit pranë FSHF-së pritet të luhet pas mbylljes së kampionatit.

Sa i përket, kategorisë së moshës U-19 finalja e Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes Apolonisë dhe Tiranës, skuadra këto që eleminuan respektivisht në gjysëmfinale, Akademinë e Futbollit Tirana me rezultatin 0-1, si dhe Partizanin me penallti 3-4.

(Video) Vllaznia U-17 feston kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë, pas fitores ndaj Dinamos 0-3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img