Monday, December 22, 2025

(Video) Vllaznia U15 e mbyll me fitore vitin 2025. Mund KF Shkodra 3-0 me dopieten e Maldis Boshnjakut dhe një të Petar Iriç(Superliga Futboll Moshat)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U15 e drejtuar nga trajneri Malvin Meçarovi e ka mbyllur me fitore vitin 2025. Në ndeshjen kundër KF Shkodra U15, luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” për llogari të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës së Moshave, futbollistët kuqeblu dolën fitues me rezultatin e pastër 3 me 0.

Serinë e golave për ekipin e Vllaznisë e hapi Maldis Boshnjaku teksa në minutën e 27-të kaloi në avantazh kuqeblutë.

Nuk ka zgjatur as 60-të sekonda, dhe Petar Iriç dyfishon avantazhin për Vllazninë U15.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2 me 0 për Vllazninë U15, ndërkohë që në të dytën ka përpjekje nga 15-vjeçarët e KF Shkodra me trajner Semir Gokaj për të ngushtuar diferencën e disavantazhit. Por nga ana tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vazhdojnë të jenë dominues në fushën e lojës.

Ato, jo vetëm që nuk lejojnë prekjen e rrjetes duke pasur në portë talentin e kombëtares Besardo Ndoj, por nga ana tjetër shënojnë edhe golin e tretë dhe të sigurisë me shtatlartin Maldis Boshjaku që regjistron dopieten e tij në këtë ndeshje.

Në këtë mënyrë, me fitoren 3 me 0, Vllaznia U15 i bën një mbyllje mjaft të mirë vitit 2025, me objektivin e qartë, që me rikthimin e kampionatit në janarin e 2026-tës, të vijojë me të njëjtën përformancë drejt objektivit të fazës Play-Off.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së Moshave U15, Vllaznia-KF Shkodra, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë U15 Malvin Meçarovi, si dhe të futbollistëve U15, Maldis Boshnjaku, Besardo Ndoj dhe Aldis Kjasi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE).

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img