Ekipi i Ademisë Futbollit Vllaznia U18 konkuroj në Turneun Ndërkombëtar “Viareggio Cup”, aktivitet i cili u zhvillua në Torre del Lago të Italisë me pjesëmarrjen e 24 ekipeve. Për kuqeblutë e Vllaznisë, kjo ishte pjesëmarrja e parë në këtë event ndërkombëtar ku konkurojnë ekipe me emër në rang botëror. Pa kthimit nga Italia, trajneri Edmond Doçi, i cili së bashku me kolegët e tij Ylad Pirani dhe Ideal Lekiqi, ishin në krye të delegacionit sportiv shkodran, vlerëson pjesëmarrjen e Vllaznisë në këtë turne.
Sipas shortit përkatës, Vllaznia U18 zhvilloi tre ndeshje në këtë turne, ndaj ekipeve Genoa (Itali), Mavlon (Nigeri) dhe AS Police Football (Burkina Faso), ku përpos rezultateve teknike, për Doçin, pozitive është që menaxherët e shumtë që ndoqën turneun, vlerësuan disa futbollistë shkodranë, për të cilët ka nisur bashkëpunimi me KF Vllaznia.
Në mbyllje, trajneri Doçi, vlerëson edhe kontributin e dhënë nga çifti shkodran që jeton prej vitesh në Itali, Vasenka Rangu dhe Gjon Leka, të cilët me drejtimin e fondacionit “Albitsol” me qëndër në Milano, ashtu si në turneun e mëparshëm që u zhvillua në Tiranë dhe më pas finalja në Itali, edhe kësaj here kanë dhënë kontributin e tyre maksimal, jo vetem për pjesëmarrjen e delegacionit sportiv shkodran, por edhe për komoditetin e sportistëve shkodranë gjatë zhvillimit të turneut.
Për t’u theksuar është se nisur nga dy pjesëmarrjet dinjitoze të Vllaznisë në Turneun Ndërkombëtar “Viareggio Cup”, si dhe vlerësimi i marrë nga organizatorët, të shoqërohet me ftesa të tjera në adresë të Klubit të Futbollit Vllaznia për turnetë e ardhshëm.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Vllaznia, Edmond Doçi mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


