Vllaznia U19-Dinamo U19. 0-0(Penalltitë 1-3)
Formacioni i Vllaznisë U19: Armir Gerbeti, Rei Kraja, Erdis Valikaj, Seralb Hotaj, Egzon Ivziku, Paul Akolgo, Amer Kthupi, Arsid Gerbeti, Eugen Hebovija, Erman Pishtari, Egert Selmani(U aktivizuan: Arkan Nikaj, Sailir Cani, Marlen Bregu, Uhejd Kadija). Trajner: Edmond Doçi)
Vllaznia dhe Dinamo për kategorinë e moshës U-19 u përballën mesditen e sotme në stadiumin e “Shtëpisë së Futbollit” Tiranë, në kuadrin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë.
Sipas rregullores së FSHF-së, sfida në fjalë, e vleshme për turin çerekfinal, përcaktonte që me vetëm një takim, skuadra fituese të kualifikohej direkt në turin tjetër.
Një duel ky shumë i fortë, pasi të dyka skuadrat këmbëngulën fort për t’i shkëputur fitores njëra tjetrës.
Megjithatë, 90-të minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan gol duke fiksuar rezultatin 0 me 0. Për të përcaktuar ekipin fitues që do të kualifikohej më tej nuk ka pasur kohë shtesë, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen gjuajtjeve të penalltive.
Dy penalltitë e para, trajnerët respektiv ia besuan kapitenëve të tyre, ku i pari ka qënë kapiteni kuqeblu Arsid Gerbeti që e dërgon topin në rrjetën e portjerit kundërshtar Enea Dardabella. Të njëtën gjë bën edhe kapiteni dinamovit, duke bërë që rezultati të barazohet në 1 me 1.
Por, penalltitë e dyta nuk shkojnë mirë për Vllazninë, pasi gjuajtja e futbollistit të huaj Paul Akolgo, i cili aktivizohet edhe me Vllazninë B, shkon mbi traun e portës dinamovite.
Por, nuk mjafton me kaq, sepse Vllaznia U19 shpërdoron edhe dy penallti të tjera me autor Amer Kthipi dhe Arkan Nikaj, duke bërë që kuqeblutë ta mbyllin këtu konkurimi në Kupën e Shqipërisë pas eleminimit në turin çerekfinal.
(Video) Ndeshja Vllaznia-Dinamo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë për kategorinë U19.



