Vllaznia luan të dielën duke filluar nga ora 20:00. gjysmëfinalen e “Final 4” duke pasur përballë Egnatian. Një ndeshje që po pritet me shumë interes nga ana e tifozërisë shkodrane, brenda dhe jashtë vendit. Atmosferen e kësaj pragndeshje po e përjeton me shumë entuziazëm edhe qyteti i Shkodrës, i cili është mbuluar me dekorin kuqeblu.
Falë iniciativës së grupimit të tifozëve “Vllaznia Diasporë”, përgjatë dy ditëve të fundit në Shkodër janë shpërndar mbi 400 flamuj të Vllaznisë duke veshur kështu qytetin verior me ngjyrat karakteristike simbol të këtij qyteti, kuqeblu.
Tifozi Nikoll Mirashi dhe antari i Këshillit Bashkiak Mirsad Basha drejtues i shoqatës “Edo Mendje”, së bashku me mbështetësit e tyre janë parë duke shpërdarë në radhët e qytetarëve shkodranë si dhe komunitetin të biznesit flamujt kuqeblu, të cilët kanë zbukuruar hijshëm qytetin, përfshirë sidomos edhe godinën e Bashkisë Shkodër, e cila ka marrë një pamje madhështore në këto ditë të pragndeshjes së Vllaznisë për “Final 4”.
Por, a do të jetë kjo atmosferë në qytetin verior edhe pas “Final 4”, pasi shkodranët presin prej 23 vitesh titullin kampion në qytetin e tyre? Një pyetje të tillë, dyshja Mirashi-Basha, i përgjigjen me shumë optimizëm duke pasur besim të plotë që djemtë kuqeblu do të arrijnë të kualifikohen në gjysmëfinalen e kampionatit me Egnatin dhe më pas të mbyllin me sukses edhe finale, për të sjellë në Shkodër titullin e dhjetë kampion sipas radës të kuqebluve.
(Video) Pamje festive të qytetit të Shkodrës i zbukuruara me dekorin kuqeblu në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Egnatian-“Final 4”.
Gaspër MARKU