(Video) Vllaznia volej meshkuj, nuk ia del të shkojë në gjysmëfinale. Humb edhe çerekfinalen e dytë me Erzenin dhe eleminohet në Play-Off

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Erzeni 2-3(26-25, 15-25, 25-21, 26-24, 13-15)

Me dy humbje, e para 3 me 0 në Shijak javën e kaluar dhe e dytA 2 me 3 në ndeshjen e kthimit, Vllaznia e volejbollit meshkuj, është eleminuar në turin çerekfinal të fazës Play-Off.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së hënës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka nisur më mirë për miqtë nga Shijaku, të cilët të drejtuar nga trajneri Parid Uruçi, teksa kanë fituar setin e parë dhe të dytë, respektivisht 26-28 dhe 15-25 u duk e do ta mbyllnin shumë shpejt takimin me një fitore të pastër  0 me 3.

Por, ndërhyrjet e teknikut kuqeblu Artan Kalaja, ndikojnë në një përmirësim të dukshëm të lojës së Vllaznisë, e cila duke fituar dy sete radhazi, të tretin 25-21 dhe të katërtin 26-24 barazojnë shifrat e seteve në 2 me 2.

Për të përcaktuar ekipin fitues luhet seti final, me Vllazninë që kërkon fitore për ta çuar fatin e kualifikimit me ndeshje të tretë, dhe Erzenin, që me dy fitore radhazi siguron kualifikimin.

Një set ky shumë emocionues, ku rivaliteti shkon deri në pikët e fundit, aty ku gabimet e kuqebluve duke shpërdoruar disa shërbime radhazi shfrytëzohen nga Erzeni, i cili falë edhe mbështetjes së tifozëve të ardhur nga Shijaku, si dhe të një përfaqësie të zgjeruar të Bashkisë Shijak të kryesuar nga kryebashkiaku, Elton Arbana, fiton 13-15 duke fituar të gjithë ndeshjen 2-3.

Fitore kjo që e kualifikon në turin gjysmëfinal të fazës Play-Off, ndërkohë që Vllaznia e mbyll këtu rrugëtimin e kampionatit duke mos pasur mundësi të shkojë më tej në synimin e titullit kampion.

Takimin në fjalë e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHV-së Erlind Pëllumbi, i cili pranoi rivalitetin dhe emocionet që përcolli kjo ndeshje duke bërë edhe vlerësimet përkatëse për të dyja skuadrat.

Ndërkohë, për trajnerin e Vllaznisë Artan Kalaja, gabimet në shërbimet e setit të pestë final, ishin ato që penalizuan skuadrën kuqeblu.

(Video) Setin e tretë, të katërt dhe të pestë të ndeshjes Vllaznia-Erzeni 2-3 shoqëruar me me koment, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, përfshirë edhe prononcimet e plota të Presidentit të FSHV-së Erlind Pëllumbi, si dhe të trajnerit të Vllaznisë Artan Kalaja.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img