Në ndryshim nga Vllaznia e volejbollit femra të rritura, e cila gjatë fazës së parë nuk ka bërë një paraqitje të mirë, volejbollistet e reja për kategorinë U18 kanë bërë një përfaqësim shumë të mirë gjatë fazës së parë të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe. Për këtë flasin vetë rezultatet e arritura, ku në 8 ndeshje, janë regjistruar 7 fitore dhe 1 një humbje duke e mbyllur fazën e parë në vendin e dytë të klasifikimit.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kapitenia e Vllaznisë U18 Brikena Bashaj, flet për ecunë pozitive të skuadrës së saj, bashkëpunimin me koleget e skuadrës së bashku me stafin e trajnerëve Ferdinand Bardeli dhe Dorjan Tafa.
Për t’u theksuar është se Brikena Bashaj, kontribuon në dy ekipet, si kapitene e Vllaznisë U18, ndërkohë që është edhe titullare me ekipin e parë të Vllaznisë së rritur të drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa.
Sa i përket objektivave të Vllaznisë U18, kapitenia Bashaj është optimiste që në fund të sezonit, skuadra kuqeblu të shpallet kampione e Shqipërisë.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenes së Vllaznisë U18, Brikena Bashaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.
Gaspër MARKU



