(Video) Volej Femra. Vetëm një set nuk mjafton, Vllaznia mundet në shtëpi nga Tirana 1-3

Vllaznia-Tirana, 1-3(13-25, 13-25, 25-21, 15-25)

Klasikja e volejbollit të femrave, Vllaznia dhe Tirana është mbyllur me fitoren e ekipit bardheblu me rezultatin 1 me 3. Sfida në fjalë, e cila ishte e vlefshme për javën e 12-të të Superligën e volejtbollit femra është luajtur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një sfidë, e cila nisi në mënyrën më të keqe për ekipin kuqeblu, i cili në setin e parë nuk arriti të shkojë më shumë sesa 13-të pikë të shënuara ndaj 25 të Tiranës. Edhe seti i dytë ka të njëjtin pamje duke qënë fotokopje i të parit, jo vetem nga dobësitë e shfaqura nga skuadra kuqeblu, por edhe shifrat e këtij seti janë të njëjta me të parin, 13-25.

Me avantazhin e seteve 0 me 2, Tirana e drejtuar nga trajneri Adrian Gorenxa dhe kolegu i tij shkodrani Blerdi Sinani, duket se kërkon ta mbyllë të gjithë ndeshjen me rrezultatin e pastër 0 me 3 në favor të saj.

Por, e këtij mendimi nuk është trajnerja Nora Deda, e cila me analizën e gjatë të bërë pas përfundimit të setit të dytë, motivon skuadrën të japë më të mirën në setin e tretë. Një set ky, që falë rritjes së ndjeshme të lojës së Vllaznisë, është më i bukuri i krejt ndeshjes.

Që në pikët e para, Vllaznia është në udhëheqje të rezultatit, madje shkëputet bindshëm në rezultat duke qënë shumë pranë fitores me rezultat të thellë. Por, përfshirja në disa gabime radhazi, si dhe një vendim i dyshimtë i arbitrit, bëjnë që Tirana të afrohet ndjeshëm, por që gjithësesi Vllaznia e mbyllë me fitore këtë set me rezultatin 25-21.

Pikërisht, atëherë kur u mendua se Vllaznia do të ecte me këtë ritëm edhe në setin e katërt për ta çuar ndeshjen me set final, ndodh e kundërta. Vajzat kuqeblu rikthehen në gabimet e dy seteve të para duke i dhënë mundësi Tiranës ta fitojë këtë set me shifrat 15-25 dhe të gjithë ndeshjen me sete 1 me 3.

Pas kësaj jave, Tirana parakalon Partizanin duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, me 29 pikë ndërkohë që Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 11 pik duke lënë pas, në vend të gjashtë dhe të shtatë, Teutën e Dinamon me nga 10 pikë, dhe në fund është Barleti Volej me 3 pikë. Tabelën e klasifikimit e kryeson Skënderbgeu me 34 pikë.

(Video) Ndeshja Vllaznia-Tirana 1-3, java e 12-të e Superligës volej femra(Veriou Sport me transmetim), si dhe prononcimet e trajnëve, Nora Deda(Vllaznia) dhe Blerdi Sinani(Tirana)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu