(Video) Volej Femra-Vllaznia U18 fiton 3-0 çerekfinalen e parë Play-Off me Pogradecin. Objektivi fitimi i titullit kampion!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U18-Pogradeci U18, 3-0(25-20, 25-23, 25-14)

Formacioni i Vllaznisë: Ajla Djepaxhia, Nikol Cico, Aria Doçi, Adriana Lucaj, AniaStefani, Xhensula Fishta, Brikena Bashaj, Saira Zeqja, Klea Kurti, Iljana Cufaj, Amina Berdica, Uerda Kopliku, Kristel Kurti. Trajner: Dorjan Tafa.

Gjyqtarë: Ermi Goro, Roland Mujo

Ndonëse ekipi i parë i volejbollit të Vllaznisë nuk po kalon momente të mira, gjë e cila u reflektua me mos përfshirjen n fazën finale Play-Off, madje duke rrezikuar për të qëndruar në Superligë, ndryshe paraqitet gjendja tek ekipi i të rejave U18.

Pas një paraqitje mjaft të mirë në dy fazat e Kampionatit Kombëtar të volejbollit, 18-vjeçaret e Vllaznisë të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa kanë nisur ndeshjet e fazës finale Play-Off.

Në turin e parë çerekfinal, shorti e ka vënë Vllazninë U18 përballë ekipit të Pogradecit, ku ndeshja e parë u luajt në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Sfida në fjalë u fitua nga Vllaznia U18 me rezultatin e pastër 3 me 0 duke hedhur një hap para të skuadrës kuqeblu drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Seti i parë fitohet nga skuadra kuqeblu me rezultain 25 me 20, ndërkohë që lufta më e fortë sportive prezantohet në setin e dytë, aty ku kishte barazpeshë deri në pikën e 23-të, ku më pas Vllanzia e mbyll me fitore, 25-23.

Në të tretin, volejbollistet shkodrane janë dominuese të dukshme në fushën e lojës, çka e tregojnë edhe shifrat 25 me 14 në fitore duke bërë që rezultai i përgjithshëm me sete të jetë 3 me 0 për Vllazninë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Dorjan Tafa, u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës së tij duke theksuar se në gjirin e Vllaznisë U18 bëjnë pjesë vajza të talentuara që premtojnë për të ardhmen.

Ndeshja e dytë e turit çerekfinal të fazës Play-Off luhet pas një jave në Pogradec, atje ku do të përcaktohet ekipi që shkon në finale, ku vajzat shkodrane janë një hap pranë kualifikimit, madje synojnë edhe titullin kampion.

(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit femra, Vllaznia U18-Pogradeci U18, 3-0(Çerekfinalja e parë Play-Off), si dhe prononcimin e trajnerit të Vllaznisë Dorjan Tafa, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img