Ballina Video (Video) Volej Meshkuj-Vllaznia fiton klasiken me Tiranën përmes emocioneve dhe dramacitetit duke...

(Video) Volej Meshkuj-Vllaznia fiton klasiken me Tiranën përmes emocioneve dhe dramacitetit duke e përmbysur nga 0-2 në 3-2. Presidenti i kuqebluve Aleksandër Leqejza: Ky është brezi më i mirë i 10-të viteve të fundit!

Emocione, spektakël dhe dramacitet ka përcjellë për tifozërinë e pranishme në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, si dhe të shumtët që e ndoqën live këtë supersfidë përmes kanalit Veriu Sport.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes për llogari të Kupës së Shqipërisë ishte shumë e dyluftuar, plot rivalitet, emocionuese dhe pse jo edhe dramatike, kur kemi parasysh  se dy setet e parë u fituan nga Tirana, dhe më pas kur pritej fitorja 0-3 për bardheblutë, është Vllaznia që përmbys gjithçka duke fituar tre sete radhazi.

Referuar ecurisë së takimit, Tirana e drejtuar nga trajneri Arben Sako fiton me vështirësi setin e parë me shifrat 22-25, ndërkohë që të dytin e fiton me lehtësi 10-25.

Kuqeblutë e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja nuk dorëzohen dhe duke fituar setin e tretë me shifrat 25-22 rihapin takimin.

Seti i kartët është jashtëzakonisht i rivalizuar, dhe në fund është Vllaznia që fiton me pikët shtesë 26-24 duke barazuar rezultatin me sete 2-2.

Radha më pas është për setin e pestë final, ku edhe këtu rivaliteti, emocionet dhe dramaciteti janë prezent deri në pikët shtesë, kur kuqeblutë e Vllaznisë tregohen më të saktë duke fituar këtë set 16-14 dhe të gjithë ndeshjen 3-2.

Në prononcimin e dhënë pas ndesjes, presidenti i Vllaznisë në volejboll Aleksandër Leqejza, shprehet i kënaqur me skuadrën duke i krahasuar kuqeblutë si brezin më të mirë të 10-të viteve të fundit. Ndërsa, sa i takon objektivit, Leqejza deklaron se Vllaznia është pretendente në tre fronte: Kampionat, Kupën e Shqipërisë dhe Ligën “Gjergj Kastrioti”.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës Arben Sako, ndërsa përgëzon Vllazninë për shpirtin e garës, ka kritika për lojtarët e tij për tre setet e fundit.

(Video) Ndeshjen e plotë, me koment, si dhe prononcimet e Presidentit të Vllaznisë, Aleksandër Leqejza, trajnerit të Vllanzisë Artan Kalaja, si dhe trajnerit të Tiranës Arben Sako, mund ti ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu