(Video) Volejboll Femra-Vllaznia luan si e barabartë, por përvoja dhe kualitetet e Skënderbeut triumfojnë 1-3 në “Qazim Dervishi”

Vllaznia-Skënderbeu  1-3(25-18, 23-25, 20-25, 23-25)

Dy ekipëet e volejbollit korçar, Skënderbeu për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, ishin mysafir sot në Shkodër duke u përballur respektivisht me ekipet kuqeblu, Vllazninë e meshkujve dhe atë të femrave.

Fillimisht kanë qënë ekipet e meshkujve që e kanë mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-3 në favor të të korçarëve, dhe menjëherë pas tyre, në parketin e pallatit të sportit “Qazim  Dervishi” të Shkodrës kanë zbritur ekipet e femrave.

Dhe, për koinçidencë, ashtu si edhe tek meshkujt, edhe femrat e nisin mirë takimin, teksa arrijnë të fitojnë me meritë setin e parë me shifrat 25-18.

Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, vazhdon të luajë mirë edhe në setin e dytë, madje në pikët e fundit është në avantazh, por përvoja dhe kualitetet e formacionit mik bëjnë diferencen duke e mbyllur setin e dytë me fitoren e Skënderbeut, 23-25.

Edhe pse ka rivalitet deri tek pika e 20-të, seti i tretë mbyllet me fitoren e Skënderbeut me shifrat, 20-25 që merr kryesimin e seteve, 1-2.

Seti i katërt është fotokopje e të dytit. Në fakt, volejbollistet mysafire arrijnë të shkëputen me një avantazh të konsiderueshëm duke lënë të kuptohet se po e mbyllin pa sforco ndeshjen, por pushimet e kërkuara nga trajnerja Nora Deda, si dhe alternimet e herëpashershme në formacion, bëjnë që Vllaznia të barazojë rezultatin në 23 me 23. Madje, edhe i jepen mundësinë që ta marrë këtë setë për ta çuar ndeshjen me set final.

Por, nga ana tjetër është numri 3 i formacionit korçar, volejbollistja e huaj Caroline Souza De Moriera që pas një sulmi të skuadrës me një shkëputje të admirueshme në rrjetë, shuton fort duke e përplasur topin në fushën e Vllaznisë. Pika e 25-të kjo që mbyll setin e katërt 23-25 për Skënderbeun, i cili fiton edhe të githë ndeshjen me rezultain e përgjithshëm me sete 1-3.

(Video) Vllaznia-Skënderbeu, 1-3. Superliga e volejbollit femra(Seti i tretë dhe i katërt), si dhe prononcimet e trajnerit të Skënderbeut Orlando Koja dhe kapitenes së Vllaznisë, Esmeralda Tuci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu