Wednesday, February 5, 2025

(Video) Volejboll Femra-Vllaznia nuk ia del ndaj Tiranës. Mundet në shtëpi nga Tirana dhe eleminohet nga Kupa e Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Tirana  1-3(22-25, 26-28, 25-19, 15-25)

Vllaznia në volejboll për femra e ka mbyllur konkurimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, pasi me humbjen e pësuar në shtëpi me Tiranën, e dyta radhazi pas asaj që pësoi pak ditë më parë në transfertë me Pogradecin është eleminuar duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Përballë një Tirane, e cila vinte në Shkodër me bileten e gjysmëfinalistes të siguruar më herët, presioni ishte mbi Vllazninë që i kërkohej patjetër fitorja për tu kualifikuar.

Ishte kjo arsyeja që ndeshja e zhvilluar pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qënë shumë e rëndësishme për Vllazninë. Luftoi fort në setin e parë, por në pikët vendimtare ishte Tirana që e mbyll me fitore 22-25.

Shumë luftarakt, me rivalitet dhe emocione seti i dytë, me një Vllazni që ishte shumë pranë fitores, por është përsëri Tirana që në pikët shtese fiton 26-28 duke kryesuar me sete 0-2.

Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda përmirësohen në setin e tretë, të cilin e fitojnë me shifrat 25-19 duke rihapur ndeshjen.

Atëherë kur u mendua se Vllaznia do të ecte me këtë ritëm, që me një fitore të setit të katërt do ta çonte ndeshjen me set final, është Tirana që nën drejtimin e trajnerit Adrian Gorenxa dhe kolegut të tij, shkodranit, Blerdi Sinani, rikthehet fuqishëm në lojë. Falë edhe disa gabimeve të volejbollisteve kuqeblu, Tirana e mbyll këtë set me fitore 15 me 25 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia tashmë është e përqëndruar tërësisht në ndeshjet e kampionatit me objektivin e sigurimit të një vendi mes katër më të mirave të kampionatit.

(Video) Ndeshja Vllaznia-Tirana, seti i tretë dhe i katërt, si dhe prononcimet e kapitenes kuqeblu Esmeralda Tuci, si dhe të Zv.Trajnerit të Tiranës, shkodranit Blerdi Sinani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img