(Video) Volejboll Meshkuj U21. Vllaznia-Partizani, pragfinalja e parë Play Off. Trajneri Endri Jukni optimist për të mbrojtur titullin kampion, fituar sezonin e kaluar

Vllaznia e volejbollit meshkuj U21 e drejtuar nga trajnerët Endri Jukni dhe kolegu i tij Fatjon Çekini, është skuadra e vetme nga Shoqata e Volejbollit Vllaznia që për të dytin vit me radhë kërkon fitimin e titullit kampion.

Ndryshe nga dy ekipet e rrituara, femra dhe meshkuj, që nuk arritën të kualifikoheshin në katër skuadrat më të mira të fazës Play Off, ekipi i Vllaznisë U21 ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke mbërritur në finale e madhe për titullin kampion.

Pasi ka kaluar me sukses dy ndeshjet gjysmëfinale duke mundur dy herë radhazi Farka Volej(3-0 dhe 3-1), 21 vjeçarët kuqeblu tashmë do të përballen në finale me ekipin e Partizanit.

Një finale kjo, Vllaznia-Partizani, që përsëritet për të dytin vit me radhë. Sezonin e kaluar, kuqeblutë dolën fitues duke merituar titullin kampion, ndërkohë edhe për këtë sezon, objektivi është i tillë.

Një gjë të tillë e konfirmon në prononcimin e tij për Veriu Sport, vetë trajneri kuqeblu, Endri Jukni.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë Endri Jukni, në prag të finales me Partizanin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu