(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia eleminohet nga faza Para Play Off. E mund Tirana në dy takime, 3-1 dhe 0-3 duke konfirmuar një sezon për t’u harruar

Vllaznia-Tirana  0-3(13-25, 22-25, 19-25)

Me humbjen e pësuar në shtëpi 0-3 me Tiranën, Vllaznia e volejbollit për meshkuj e ka mbyllur përfundimisht sezonin 2024-2025. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e fazës Para Play Off, ishte e dyta radhazi përballë Tiranës.

Pas sfidës së parë të luajtur në kryeqytet ku bardheblutë fituan me rezultatin 3-1, pritej që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja të reagonin, që duke e fituar duelin në fushën e tyre, ta çonin fatin e kualifikimit të këtij çifti me ndeshje të tretë.

Por fusha e lojës foli ndryshe, pasi volejbollistët bardheblu të drejtuar nga trajneri Arben Sako nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren e këtij dueli të dytë Para Play Off.

Pasi kanë fituar setin e parë lehtësisht 13-25, hasin pak vështirësi në të dytin, të cilin e fitojnë edhe atë 22-25, si dhe duke fituar edhe setin e tretë 19-25, fitojnë të gjithë ndeshjen me sete, 0-3.

Në këtë mënyre, Tirana shkon në gjysmëfinalen e fazës Play Off ku do të ndeshet me Skënderbeun, ndërkohë që Vllaznia eliminohet nga Para Play Off duke konfirmuar një sezon të dështuar në të gjitha drejtimet.

Pakënaqësinë e kësaj paraqitje të dobët në sezonin 2024-2025 e pranoi pas ndeshjes edhe trajneri Artan Kalaja, ku mes faktorëve të ndryshëm që ndikuan në këtë përformancë, sipas tij ishin edhe rrogat e prapambetura që ka tre muaj të pa marra nga sportistët.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Tirana, 0-3(Seti i tretë, transmetim i Veriu Sport, me koment, si dhe prononcimi i dy trajnerëve kundërshtarë, Artan Kalaja(Vllaznia) dhe Arben Sako(Tirana).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu