Friday, February 13, 2026

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia rikthehet te fitorja, mund në transfertë Studentin 2-3 dhe është e dyta në renditje. Spikat kapiteni Qafarena me 29 pikë të shënuara

Lexo

- Reklamë -spot_img

Studenti-Vllaznia  2-3(21-25, 25-22, 17-25, 25-22, 12-15)

Humbja e pësuar të shtunën e kaluar në shtëpi me Partizanin për sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 0 me 3, duket se është harruar nga Vllaznia, e cila është rikthyer tek fitorja.

Dhe, kjo ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja ishin mysafir në kryeqytet për t’u përballur me ekipin e Studentit, sfidë kjo e vlefshme për Kampionatin Kombëtar.

Vllaznia e nis më mirë takimin, teksa fiton setin e parë me rezultatin 21 me 25, ndërkohë që universitarët e drejtuar nga trajneri Kestrin Batalli kundrapërgjigjen në setin e dytë, të cilin e fitojnë me shifrat 25-22.

Seti i tretë është një dominim total i Vllaznisë, gjë që e pasqyrojnë edhe vetë shifrate thella 17-25 duke marrë kështu kryesimin e ndeshjes 1-2.

Vllaznia vazhdon të luajë mirë edhe në setin e katërt duke pasur objektiv fitoren e kësaj ndeshje 1 me 3, por gëzimin e kuqebuve mysafir në këtë ndeshje e prishin volejbollistët vendas, të cilët, pas disa barazimeve dalin fitues në setin e katërt 25-22 duke bërë që fati i kësaj ndeshje të caktohet me set final.

Një set ky, ku volejbollistët kuqeblu, me në krye kapitenin e skuadrës Nikolin Qafarena, që në këtë ndeshje ishte pikëshënuesi më mirë i krejt ndeshjes me 29 pikë, fitojnë me shifrat 12-15 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 2 me 3.

Fitore kjo që i pozicionon kuqeblutë në vendin e dytë me 17 pikë, katër më pak sesa Partizanin kryesues dhe tre më shumë sesa Tirana e vendit të tretë.

Ndërkohë, në vendin e katërt dhe të pestë janë Skënderbeu dhe Studenti me pikë të barabarta, nga 12-të, për të vijuar me Erzenin e vendit të gjashtë me 11 pikë dhe Elbasanin që mbyll tabelën me zero pikë.

(Video) Ndeshja Studenti-Vllaznia 2-3, Superliga e volejbollit meshkuj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img