Kolegjiumi i Arbitrave të futbollit Shkodër, zhvilloi sot zgjedhjet për kryetarin, si dhe forumet e tjera drejtuese të kolegjumit. Proçesi i zgjedhjeve u zhvillua në pasditen e së hënës së 30 majit 2022 në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Procesin zgjedhor e kanë ndjekur prej së afërmi, i deleguari nga shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit”, Prek Pjetrushi, Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazër Matija, Përfaqësuesi i FSHF-së, zona nr. 6 Hysen Zmijani, ish kryetari i kolegjiumit të arbitrave Shkodër, Mhill Shkëmbi, ish sekretari i kolegjiumit Agron Kastrati, si dhe ish arbitra të tjerë.
Pas fjalës përshëndetëse nga ana e zyrtarëve të pranishëm, bazuar në rendin e ditës, u kalua në propozime për kandidaturat përkatëse për kryetar të kolegjumit. Për postin e kryetarit kishte vetëm një propozim nga anëtarësia, që konsistoi për kryetarin aktual të kolegjumit Shkodër, Dritan Salaj duke kërkuar të vazhdonte drejtimin e kolegjiumit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Në proçesin e votimit Dritan Salaj, mori pëlqimin me votë të të gjithë anëtarëve të kolegjiumit në menyrë unanime. Kësisoj, Dritan Salaj, i cili është prej 9 vitesh në krye të Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër, merr përsëri votëbesimin e anëtarësisë duke u bërë kryetari i dytë më jetëgjatë në krye të këtij kolegjiumi, pasi e drejton këtë kolegjum që nga shkurti i vitit 2013. Më heret zoti Salaj, ka qënë asistent arbitër në kategorinë superiore, duke mbajtur për disa vite dhe stemen ndërkombëtare të FIFA-s.
Ndërkohë, më pas proçesi i votimit ka vijuar për anëtarë dhe sekretar të kryesisë së “Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër”. Pas votimit të fshehtë nga ana e anëtarëve të kolegjumit, numrin më të madh të votave e morën, Bekris Dragusha dhe Ditmir Grimci, në cilësinë e anëtarëve të kryesisë.
Sipas rregullores së proçesit zgjedhor, kryetari i kolegjumit i saporizgjedhur Dritan Salaj, së bashku me dy anëtarët e kryesisë, Bekris Dragusha dhe Ditmir Grimci, zhvilluan takimin e parë duke zgjedhur si sekretar të kolegjumit, Sonil Zeka.
(Video: Proçesi i zgjedhjeve në Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër)