Sunday, August 17, 2025

(Video) Zhgënjen Vllaznia. Kuqeblutë fitojnë 4-3 miqësoren me Kukësin e kategorisë inferiore, por skuadra ka probleme me blerjet e reja. Pasiguri për portjerin gjerman Pohls, Kastrati jashtë forme, Kallaku nuk është as në stol!

Lexo

Vllaznia-Kukësi  4-3(Shënues: Sala 1’, Qato 22’, Yago 54’, Mensah 74’/ Bespalla 19’, Birçaj 56’, Fejzaj 78’)

Vllaznia: Pohls, Pusi, Bajrami, Kouro, Sala, Qato, Mala, Yago, Murataj, Kastrati, Balaj. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Fabricio, Jackson, Lamellari, Mejdani, Ëilson, Juan Cruz, Fejzaj, Sefa, Bespalla, Grezda, Birçaj.(U aktivizuan:  Devolli, Dragoshi, Avdiu, Sulçe, Brahja, Darame, Sadiq, Hilaj, Ballhysa), Trajner: Sedad Pajaziti

Gjyqtar: Ditmir Grimci, Jetmir Podgorica, Saimir Hysjeni. I katert: Arlind Kastrati

Vllaznia kishte zgjedhur Kukësin e kategorisë inferiore si kundërshtar në ndeshjen miqësore të luajtur mbrëmjen e së martës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Miqësore kjo që vinte pas asaj së tre ditëve më parë me një tjetër skuadër inferiore të Laçit, të cilen e humbi me rezultatin 2 me 1,

Tekniku Martini e nisi lojën me portjerin gjerman Pohls në portë, për të vijuar me Pusin, Bajramin, Kouron në prapavijë, Sala, Qato, Mala, Yago në mesfushë dhe treshja sulmuese, Murataj, Kastrati, Balaj. Ndërsa, gjëtë 45 minutave të dyta, në fushë u aktivizua një formacion krejtësisht i ri.

Në ndryshim nga humbja në Laç, miqësorja e mbrëmjes së martë, që ishte e fundit përpara nisjes zyrtare të kampionatit të Superiore me datë 23 gusht, u fitua nga kuqeblutë me rezultatin minimal 4 me 3. Por, megjithatë, përpos rezultatit, tifozëria shkodrane doli e pakënaqur nga paraqitja e Vllaznisë në këtë miqësore.

Fjala këtu është kryesisht për blerjet e reja, ku me atë që paraqiten në fushën e lojës, portjeri gjerman Leon Pohls shfaqi pasiguri në ruajtjen e katërkëndorit, sidomos në golin e parë me një dalje tërësisht amatore, por jo me vendosjen e duhur, edhe në pësimin e golit të dytë.

Me shumë interesim u prit aktivizimi i sulmuesit Lirim Kastrati, të cilin trajneri Martini e hodhi në fushë nga minuta e parë. Por, për hirë së vertetes, prania e tij në fushën e lojës, nisur edhe nga CV-ja dhe pompoziteti i emrit që mbart mbi vete, nuk bëri diferencen e pritshme, çka duket se mund të jetë larg formës së duhur sportive.

Nga ana tjetër, me po aq interesim u prit debutimi i sulmuesit Sherif Kallaku, por mos prania e tij, jo vetëm në formacion, por as në stol, nuk la shije të mirë tek tifozëria, pasi informacionet që vijnë rreth tij, bëjnë të ditur se ai nuk është akoma gati për fushën e lojës.

I vetmi që bëri direfencën nga blerjet e reja ishte Edon Murataj. Sulmuesi i krahut i ardhur nga Belgjika ku është formuar si futbollist, jo vetem që mori duatrokitje të shumta për një ekzekutim mjeshtror të goditjes së dënimit nga jashtë zone, ku topi i gjuajtur prej tij u ndal nga shtylla pingule e djathtë e portjerit kuksian Fabricio, por edhe gjatë ecurisë së lojës spikati për tekniken dhe fantazinë e tij në përdorimin e topit.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia-Kukësi, 4-3(12 gusht 2025-Stadiumi “Loro Boriçi”-Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img