Monday, November 25, 2024

(Video) Zhgënjen Vllaznia U-21, e mund Partizani në shtëpi. Sibson, flet edhe për largimin e Brdariç

Lexo

Humbja me Tiranën dhe problemet në skuadrën e parë duket se kanë dhënë ndikim edhe në tek ajo e 21 vjeçarëve. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri anglez, Deano Sibson u mundën në shtëpi nga Partizani me rezultatin 1-2. Ndeshja e luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Reshit Rusi” nisi me gol për Vllazninë, kur sulmuesi kuqeblu Armir Osmani  shënoi që në minutën e 4 duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh 1 – 0. Por, në vazhdim, Vllaznia nuk arriti ta mbante në fuqi avantazhin, pasi në të 40-të minutë është futbollisti mik Çikani që shënon për Partizanin duke e barazuar rezultatin në 1-1. 45 minutat e dyta janë shumë të dyluftuara. Të dyja skuadrat bëjnë lojë sulmuese në kërkim të golit të avantazhit. Por, kur pritej që atë ta shënonte Vllaznia, është Partizani që me anë të Ndrejaj kalon në avantazh në të 77-tën minute. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 81-të arbitri kryesor vërshëllen për penallti në favor të Partizanit. Dhe, nëse rezultati nuk shkon në 1-3 për Partizanin, meritë ka portjeri Kristi Qari që e pret goditjen e Ndreajt. Pasi analizon skuadrën e tij duke vënë në duke dobësitë e shfaqura në këtë ndeshje, anglezi i pankinës U-21 të kuqebluve, Deano Sibson, flet edhe për largimin e kolegut të ekeipit të parë, Thomas Brdariç.

Sibson për Brdariç

 “Fillimisht dua ta falenderoj professorin Thomas Brdariç për atë çfar ka bërë për skuadrën, por edhe për mua personalisht që më ka mbështetur profesionalisht. Kam pasë shumë afrimitet me të duke pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të në lidhje me lojtarët që kanë ardhur dhe shkuar në të dyja skuadrat përkatëse. Më erdhi shumë keq që u largua, i uroj gjithë të mirat në karrierë dhe shpresoj të kthehet në trajnim përsëri.

Për trajnerin e Partizanit U-21, Klevis Dalipi, rikthimi tek Partizani është shoqëruar me fitore, ku kjo e fundit me Vllazninë ishte e treta radhazi. Për këtë ai falenderon futbollistët e tij për atë që dhanë në fushën e lojës, ndërkohë më pas flet edhe për prag përballjen gjysëmfinale tgë Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Partizani, ku takimi i parë mes të tyre do të jetë me datë 30 mars, ku ndër të tjera thotë:

“Mendoj që Vllaznia ka pasur më stabilitet se Partizani në lojë, por ky ndryshimi i trajnerit tani nuk e di si do të jetë. Megjithatë, jam optimist për Plorin, duke qenë edhe se e njoh, si njeri dhe si trajner. I uroj suksese atij. Të dyja skuadrat ndajnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, kështu që unë mendoj se Partizani e ka jetike këtë kupë. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e kujdesshme dhe skuadra që do të jetë më racionale, më cinike, të shënojë dhe të jetë më e kujdesshme në prapavijë, do të jetë më e suksesshme në këtë duel. Kjo do jetë një sfidë shumë delikate, shumë e veçantë që përcakton fatet e skuadrave për të shkuar në Europë. Kam luajtur në Shkodër dhe e them me plot bindje, që është një qytet që e dashuron futbollin dhe le të themi, ka qenë një vit i mrekullueshëm për mua, jo vetëm për nga tifozëria, por edhe nga njerëzit, që kanë qenë në staf drejtues”.

(Video: Vllaznia U21-Partizani U21 1-2, pamje nga ndeshja)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img