Vllaznia e atletikës e nis në mënyrën më të mirë vitin 2025. Në Kampionatin Kombëtar Idividual Dimëror që është aktiviteti i parë zyrtar i Federatës Shqiptare të Atletikës atletët shkodranë ishin më të mirët e krejt aktivitetit.
Ashtu si edhe në garat e vitit 2024 ku Vllaznia e drejtuar nga trajnerët, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj, ishte më e spikatura me të gjitha grupmoshat, edhe fillimi i vitit 2025 ka nisur me sukses për atletiken shkodrane, ku në programin e garave të zhvilluara në qytetin e Elbasanit, pjesën më të madhe të vendeve të para i rrëmbyen atletës e Vllaznisë.
Për t’u theksuar është konkurimi i atletit Muhamet Çangeli, i cili ishte më i miri në disiplinën e kërcimeve duke merituar dy vende të para. Në kërcim së gjati fitoi vendin e parë me rezultatin 7 metër dhe 50 centimetër, ndërsa në Kërcim 3-Hapsh fitoi po vendin e parë me rezultatin 15 metër dhe 28 centimetër. Rezultate këto që në përfundim të aktivitetit e shpallën atë sportistin më të mirë të krejt kampionatit me 1029 pikë olimpike.
Ndërkohë, i zakonshmi Franko Burraj, është shpallur fitues në garën e vrapimit 400 metra me rezultatin 47 sekonda dhe 63 të qindta. Vendin e parë në këto gara nga ekipi i Vllaznisë e fitoi edhe Leandro Çardaku, i cili në vrapimin 60 metër regjistroi kohën 6 sekonda dhe 98 të qindta.
Në listën e kampionëve në garat e tyre individuale nga ekipi i Vllaznisë është edhe Durjon Idrizaj, fitues i vendit të parë në garën e vrapimit 60 metër me pengesa ku regjistroi kohën 8 sekonda dhe 80 të qindta.
Të njëjtën sukses arriti edhe atleti tjetër i Vllaznisë Glenis Haxhiaj, i cili u rendit i pari në garën e Kërcimit së Larti ku arriti të kalojë lartësinë e 1 metër e 90 centimetër. Sukseset për ekipin e Vllaznisë kanë vijuar edhe në konkurimin e femrave, ku atletja Erisa Rrasa fitoi vendin e parë në garën e Kërcimit së Gjati me rezultatin 5 metër dhe 72 centimetër.
Një paraqitje shumë të mirë në ekipin e Vllaznisë kanë bërë edhe atletët, Kolindo Kiri me dy vende të dyta në garat e Kërcimit 3-Hapsh dhe Kërcim së Gjati, për të vijuar me sportistët e tjerë, Erdi Duka, Rigers Haxhiaj, Renis Jasini, Dejan Ball, Idlir Hoxha, Mario Cepi, Elizeo, Elois Heta, Reina Spatari, Roah Bashli, Amela Trumçi, të renditur në vende nderi.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe konkurimi për veteranët, ku një paraqitje shumë të mirë bëri atleti shkodran Diamant Poja konkurues në garen e vrapimit 400 metra.
Rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë në KK Dimëror Individual
- Franko Burraj ne 400m vendi 1-re me rezultatin 47”63.
- Leandro Çardaku ne 60m vendi i 1-re me rezultatin 6”98.
- Muhamet Çangeli ne kercim se gjati vendi i 1-re me rezultatin 7.50m.
- Muhamet Çangeli ne kercim 3- hap vendi i pare me rezultatin 15.28m.
- Durjon Idrizaj ne 60m/pengesa vendi i 1-re me rezultatin 8”80
- Glenis Haxhiaj ne kercim se larti vendi i 1-re me rezultatin 1.90m.
- Erisa Rrasa ne kercim se gjati vendi i 1-re me rezultatin 5.72m
- Kolindo Kiri ne kercim 3-hap vendi 2-te me rez 14.98m dhe ne kercim se gjati 6.88m.
Vende nderi
- Erdi duka në kërcim së gjati 6.90m
- Rigers Haxhiaj ne 60m
- Renis Jasini në 60m
- Dejan Balla ne 400m
- Idlir Hoxha ne 400m
- Mario Cepi ne kercim se gjati
- Elizeo Spathari ne kercim se gjati.
- Elois Heta ne kercim se gjati
- Reina Spatari ne 60m
- Roah Bashli ne 400m
- Amela Trumçi ne kercim se gjati.
(Video) Pamje nga Kampionati Kombëtar Idividual Dimëror i Atletikes i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.