Sunday, November 24, 2024

(Video)Basket Meshkuj-Miqësore ndërkombëtare, Vllaznia-KB Shushanj i Tivarit, 76-77

Lexo

Vllaznia- KB Shushanj Tivar(Mali I Zi) 76-77

Formacioni i Vllaznisë: Antoni Shabani, Reidi Rakaj, Veton Gjecaj, Elian Memçaj, Sead Kopliku, Rajen Mbiara, Elidon Bitri, Edon Kuqi, Mateo Bushgjoka, Ari Tafa. Trajner: Damian Bekteshi

Në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri të basketbollit, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes një ndeshje miqësore me Klubin e Basketbollit  Shushanj të Tivarit. Ballafaqimi në fjalë u shoqërua me një rivalitet gjatë të gjithë ecurisë së ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e skuadrës mike nga Mali i Zi, ndërkohë që në të dytën është Vllaznia, e cila dikton në fushën e lojës duke qënë në avantazh në pjesën më të madhe të dy periodave të fundit.

Kuqeblutë janë në avantazh edhe në minutën e fundit, por pikërisht në sekondat e fundit është skuadra malazeze që falë lojtarëve më me përvojë që kishte në dispozicion rrëmben fitoren me shifrat, 76-77.

Gjithëse, nisur nga problematika jo e vogël e shfaqur gjatë periudhës së fundit në kampin kuqeblu, duket se gjërat janë drejt një përmirësimi të mundshëm. Ardhja e basketbollistit amerikan Craig Lamont Sabb, i cili luan në rolin e organbizatorit, gërshëtuar me lojtarët shkodran, mes të cilëve edhe elementi i ri, i ka dhënë një pamje më bindëse skuadrës kuqeblu.

Një gjë të tillë e ka shprehur pas ndeshjes edhe traneri Damian Bekteshi, por që gjithësesi është i mendimit se ka shumë për të bërë, qoftë në stërvitje, por edhe me shpresën e ndonjë përforcimi tjetër me lojtar cilësor.

Kjo mund të jetë miqësorja e fundit e Vllaznisë përpara datës 7 tetor që është nisja zyrtare e kampionatit.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore ndërkombëtare, në ms Vllaznisë dhe ekipit malazez, KB Shushanj nga Tivari, e mbyllur me fitoren e ekipit mik 76-77.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img