Sunday, September 8, 2024

(Video)Boks Profesionist-„Night of the Champions„ Turneu Ndërkombëtar i boksit, 29 korrik në Tetovë. Kampionët shkodranë, Hysa dhe Kajoshi, synojnë fitoret e radhës

Lexo

Boksi profesionist rikthehet përsëri në ring. Do të jetë mbrëmja e 29 korrikut kur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut do të mbahet turneu i radhës, aty ku krahas 16 ndeshjeve të programuara për këtë natë me më të mirët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera do të jetë radha edhe për boksierët nga Shqipëria, Denis Nurja, Alban Bermeta, Arjon Kajoshi, si dhe superkampioni i peshave të rënda, Nelson Hysa.

Një ngjarje kjo shumë e rëndësishme sportive për qytetin me popullsi shqiptare, që regjistron kështu edicionin e dhjetë të këtij niveli që nga viti 2016 deri më sot. Nga sa bëhet e ditur, organizatorët, Boxclub Shkëndija me drejtues Halim Abazi kanë vendosur që për dashamirësit e boksit që shfaqin interes për ta ndjekur live turneun, hyrja do të jetë falas, ndërkohë që do të ketë transmetime direkte, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Turneu në fjalë i quajtur „Night of the Champions „ që do të mbahet në Sheshin Iliria të qytetit të Tetovës me të ftuarit special, do të fillojë në orën 18:00 dhe krahas dueleve të boksit do të shoqërohet edhe me spektakël artistik.

Sipas kalendarit të ndeshjeve, me shumë interes pritet ngjitja në ring e boksierëve nga Shqipëria, Denis Nurja, Alban Bermeta, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa. Një katërshe kampionësh të boksit nga Shqipëria, duelet e të cilëve pritet të dhurojnë spektakël, ku që të katër synojnë fitoren e ndeshjeve të tyre.

Megjithatë, ndër to, organizatorët veçojnë si superduelin e kësaj mbrëmje, atë të ballafaqimit në peshën super të rëndë në mes kampionit shkodran Nelson Hysa dhe kundërshtarit të tij Marcos Antonio Aumada. Një boksier ky me parametra mjaft cilësor, disa herë kampion i Amerikes së Jugut, i konsideruar si numri një në boksin argjentinas, i cili vjen në këtë ndeshje mbas 3 fitoreve me KO(Knockout).

Në pritje të këtij dueli të nivelit të lartë ndërkombëtar në boksin profesionist, 16 herë kampioni shqiptar në boksin amator, Nelson Hysa vijon përgatitjet intensive në palestren e boksit Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni, me të cilin është e lidhur e gjithë karriera e tij sportive që në hapat e parë të boksit amator dhe deri tani që është përfshirë në ranglistën botërore të boksit profesionist.

Pas nëntë fitoreve radhazi në po kaq ndeshje të boksit profesionist, kampioni Hysa synon fitoren e dhjetë radhazi, çka përbën një bilanc shumë pozitiv në duelet e tij të boksit profesionist.

(Video) Boksieri profesionist, Nelson Hysa, gjatë proçesit stërvitor me trajnerin e tij Zef Gjoni në prag të Turneut Ndërkombëtar, që mbahet në Tetovë-Maqedonia e Veriut me datë 29 korrik 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img