Monday, November 25, 2024

(Video)Futboll Femra-Europiani U-19, trajneri Krepi, synon vendin e parë në grup

Lexo

Ekipi Kombëtar i femrave U-19 ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022.

Shqipëria është shortuar në një grup me Turqinë, që është edhe vendi pritës, Izraelin dhe Turqinë, teksa do do të kërkojë ngjitjen në Ligën A, që do t’i bënte konkuruese direkte për edicionin e ardhshëm të Europianit U-19 për femra.

Nga grumbullimi i vajzave kuqezi në kompleksin “Tropikal” në Durrës, trajneri i ekipit, Kreshnik Krepi, në një prononcim për fshf.org shprehet se ekipi është në një gjendje mjaft të mirë, ndërsa kërkon edhe vendin e parë në grup.

“Të them të vërtetën, në raport me muajin tetor, normalisht që gjendja fizike e vajzave është shumë më lart, sepse jemi në periudhë kampionati. Në muajin tetor kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, sepse u renditëm në vendin e dytë, në raport me një skuadër si Uellsi, dihet niveli i futbollit të femrave aty, që është pak a shumë si i Anglisë apo Irlandës. Këtë sezon do të jemi të kënaqur që në këtë raund, në raport me pritshmëritë që kemi te grupi i vajzave, pse jo mos të tentojmë vendin e parë” – shprehet Krepi, i cili falenderon FSHF-në që e ka pajisur me staf të plotë, ndërsa flet edhe për kundërshtarët, ku veçon Turqinë.

“Federata na ka vendosur të gjitha kushtet në dispozicion, si me plotësimin e stafit dhe me video-analistin e Kombëtares U-19. I kemi studiuar të gjithë kundërshtarët, me përjashtim të ekipit turk, ku pavarësisht që paraqitja e saj në grupin elitë nuk ka qenë shumë e mirë, sepse ka pësuar 15 gola dhe nuk ka shënuar asnjë gol, duke dalë në vend të fundit, por te ky grup, duke qenë se është edhe skuadra pritëse që zhvillon turneun, është më e favorizuar. Por gjithmonë me pritshmëritë që kemi te vajzat, duke parë forcën e grupit që është tashmë më e konsoliduar, ashtu si edhe ndeshjet miqësore që kemi në program, si ajo që zhvilluam me Malishevën, ashtu si ndeshja që kemi nesër me ekipin e Tiranës, pretendimet tona janë për vendin e parë” – thotë trajneri i Kombëtares shqiptare për femra U-19 në prononcimin për fshf.org.

Në këtë grumbullim, pjesë e skuadrës janë edhe dy emra të rinj, si Mery Kalaja dhe Aleksandra Kocibelli, që aktivizohen në kampionatet e huaja në Itali e Greqi. Për to, Krepi shpreson që të tregojnë vlerat e tyre, ndërsa shpreson edhe në një rikuperim të mbrojtëses Iliadhi.

“Kemi marrë dy elemente të rinj në skuadër, nga kampionatet e huaja, siç është Mery Kalaja që luan te Bologna në Itali, ashtu edhe Aleksandra Kocibelli që është portiere tek Olimpiada në Greqi. Të gjitha vajzat shqiptare që luajnë jashtë dhe kanë pasaporta u jepet mundësia. Shpresoj që Mery, me gjendjen fizike që ka dhe eksperiencën e saj të jetë normalisht një pikë kyçe e skuadrës tonë sepse është në vijën e parë të sulmit dhe normalisht, duhet të shënojmë për të arritur rezultatet. Gjithsesi, edhe pjesa tjetër e skuadrës është mirë, pavarsisht 2-3 dëmtimeve që skuadra ka pasur, ku shpresojmë që Aglia Iliadhi të rikuperohet në ditët në vijim dhe të jetë e gatshme për ndeshjet që ne kemi” – vijon Krepi.

I pyetur në lidhje me dy testet e planifikuara para këtyre tre sfidave kualifikuese, trajneri kuqezi is heh mjaft të vlefshme për të konsoliduar grupin dhe vajzat të zbatojnë me sukses detyrat që u janë dhënë.

“Te këto dy miqësore, nuk presim të shohim rezultate. Është shumë e rëndësishme të konsolidojmë grupin dhe vajzat për kaq kohë sa kemi në dispozicion të jenë më shumë të orientuara në detyrat e dhëna, në mënyrën se si po i përgatisim ndeshjet, gjithmonë me kundërshtarët që kemi në këto eliminatore” – përfundon Kreshnik Krepi për fshf.org.

(Video: Prononcimi i trajnerit të Kombëtare U-19, Kreshnik Krepi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img