(Video)Futboll Femra-Ndalet Vllaznia kryesuese. Gramshi i shkakton humbjen e parë pas 12 vitesh në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë reagojnë për gjykimin!

Vllaznia-Gramshi, 1-2(Shënuese: Ezmeralda Franja 44’/Mesuare Begallo  79’(humb penallti), 87’, Ekizabeth Kioko 95’)

Vllaznia-Gramshi, ka qënë dueli më i rëndësishëm i javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Superiores së futbollit për femra. Duke qënë se ballafaqoheshin vendi i parë që mbahet nga Vllaznia pa asnjë humbje me Gramshin e vendit të dytë që kërkon të rivalizojë Vllazninë, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Femra Vllaznia mundësuan zhvillimin e kësaj ndeshje në stadiumin komod “Loro Boriçi” nën ndriçimin e prozhektorëve.

Por, ndërsa pritej që Vllaznia ta kthente në festë me një tjetër fitore të radhës, Gramshi ka surprizuar duke dalë fitues i ndeshjes me rezultatin 1 me 2. Një rezultat që pak kush e mendonte para ndeshjes, por që tashmë është realitet duke bërë që Vllaznia të pësoj humbjen e parë pas 12 vitesh.

Një humbje kjo që shtangu tifozërinë shkodrane që mbështeti skuadrën gjatë të gjithë ndeshjes, por që në fund u largua e zhgënjyer nga stadiumi “Loro Boriçi”. Zhgënjim për këtë humbje ka edhe për stafin teknik, ku për trajnerin Nikolin Leka ishte shokim total, jo vetëm për rezultatin, por edhe lojën e disa futbollisteve bënë një paraqitje për t’u harruar.

Megjithatë, referuar ecurisë së ndeshjes, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka luajti mirë në pjesën e parë, shënoi një supergol me anë të kapitenes Ezmeralda Franja që topin e përpikë të harkuar nga Megi Doçi nga e djathta e sulmit kuqeblu e dërgoi me kokë mjeshtrisht, fillimisht në shtyll dhe më pas në rrjetë.

Më pas pengimi i Bajraktarit në zonë ndëshkohet me penallti nga arbitri Çelaj, por që, pas verifikimit të pamjeve, sistemi VAR e anulon për pozicion jashtë loje. Një vendim ky, apo edhe për ndonjë tjetër që bëhet objekt diskutimi dhe reagimi nga kampi kuqeblu, që sipas tyre, ishte i padrejtë vendimi i VAR-it.

Ndërkohë që pritej një pjesë e dytë edhe më e mirë për Vllazninë në kërkim të golit të qetësisë, nga ana tjetër është skuadra gramshiote që nën drejtimin e trajnerit kuksian Rrahman Hallaçi që luan më mirë.

Si rezultat i një loje, fillimisht, në minutën e 79-të vjen një penallti e akorduar në favor të Gramshit, ku gjuajtjen e Mesuare Begallo e pret portjerja Azurin Nurul, ndërkohë që ndërkohë që në 87-tën minutë, është po kjo futbolliste që shënon golin e barazimit.

Por, supriza e kësaj ndeshje është rezervuar në minutat shtesë. Në një kohë që e gjithë skuadra kuqeblu është portën mike në kërkim të golit të fitores, është Gramshi që shënon sërish. Goditja e dënimit nga distanca rreth 25 metër, fillimisht godet traversen e portës kuqeblu duke u kthyer në lojë, aty ku Ekizabeth Kioko, duke përfituar nga ngurimi i futbollisteve kuqeblu e shtyn në rrjetë.

Fitorja në Shkodër, bën që Gramshi të marrë kryesimin e kampionatit të Superligës së futbollit femra me 31 pikë. Vllaznia është e dyta në renditje me 30 pikë, por që duke pasur një ndeshje më pak me Teutën modeste, të gjita shanset janë që skuadra kuqebu të rimarrë krysimin e kampionatit.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së futbollit femra, Vllaznia-Gramshi 1-2, si dhe prononcimet e dy trajnerëve: Nikolin Leka(Vllaznia) dhe Rrahman Hallaçi(Gramshi).

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu