Vllaznia U17-Apolonia U17 2-1
(Shënues: Gerand Kubazi 17’, Filip Toni 90’/ Mehmeti 19’
Vllaznia U-17: Lekaj, Marashi, Pepnikaj, Gerbeti, Sylia, Smakaj, Çelepija, Toni, Ara, Kubazi, Hajdari.(U aktivizuan: Meta, Hotaj, Hoxha, Kapllanaj). Trajner Gilman Lika.
Apolonia U-17: Hazizaj, Stopani, Kajolli, Lala, Fetau, Vrushi, Mehmeti, Rezuli, Cjapi, Bega, Backa.(U aktivizuan: Kapaj, Troka). Trajner: Gersi Arbri
Arbitrat: X. Bacaj, E. Veseli, E. Burgu, B. Pjetrushi
Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Gilman Lika ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Apoloninë e Fierit me rezultatin 2-1. Ndeshja e zhvilluar paraditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka qënë mjaft emocionuese, ku lufta sportive për të përcaktuar ekipin fitues ka vijuar deri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim, 1 me 1, ku fillimisht kanë qënë kuqeblutë që kanë shënuar të parët me anë të Gerald Kubazit në minutën e 17-të dhe dy minuta më pas, në të 19-tën fierakët kanë barazuar me anë të Mehmetit.
45 minutat e dyta janë shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku të dyja skuadrat kanë kërkuar golin e fitores. Ngulmimin më të madh e ka pasur Vllaznia, epërsia e së cilës konkretizohet me golin e shënuar nga Filip Toni në limitin e krej ndeshjes Një gol ky që ka përfshirë në entuziazëm të gjithë skuadrën kuqeblu, tifozërinë shkodrane, por edhe presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili e ka ndjekur të gjithë ndeshjen nën shoqërinë e drejtorit të Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani.
Me këtë gol, Vllaznia U-17, fiton të gjithë ndeshjen, me rezultatin 2-1 duke bërë që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Gilman Lika të mbajnë kryesimin e renditjes me 42 pikë.
(Video) Superliga e futbollit të moshave-Pamje nga ndeshja, Vllaznia U17-Apolonia U17, e fituar nga kuqeblutë, 2-1)
Gaspër MARKU