Sunday, November 24, 2024

(Video)Karateristja shqiptare qe jeton ne Itali, Mikela Skandaj, fiton medaljen e argjendte ne Turneun Ndërkombëtar të Trevisos-Mars 2023

Lexo

Është folur shumë gjatë periudhës së fundit për karateisten e talentuar, Mikela Skandaj. Talentja shqiptare që jeton me familjen e saj në Itali, është bërë protagoniste e shumë veprimtarive ndësrkombëtare që zhvillohen në Itali.

Është vetëm 13 vjeçe, dhe sukseset e saj kanë qënë vazhdueshme, duke u ngjitur sistematikisht në podiumin e fituesit si fituese e medaleve të arta në disiplinat përkatëse.

Me sukses e ka mbyllur konkurimin e saj Mikela, edhe në garat e Kampionatit Ndërkombëtar zhvilluar për dy ditë me radhë në Treviso të Italisë. Një aktivitet i rëndësishëm dhe përmasave të mëdha, ku kanë qënë pjesemarrës 1800 garues nga e gjithë Europa.

Për Mikelen, gara e kësaj radhe ishte disi më e veçantë, pasi trajnieri i saj italian e kishte rekomanduar sportisten e tij të ushtronte stilin e  një kadegorie më të lartë, pasi me këtë stil, synohet pjesmarrja e Mikeles në Kampionati  Botëror të Karatesë.

Konkretisht, në garën e kësaj radhe, Mikela kishte rivalitetin me një grup të forte me 23 konkurente, duke ia dalë që në fund të meritonte të meritonte medaljen e argjendtë.

Në mbyllje të aktivitetit, specialistët e karatesë italiane, e kanë përgëzuar shqiptaren Mikela Skandaj për klasin e saj të lartë që demostroj duke marrë komplimente  nga të gjithë pjesamarrësit.

Me këtë ecuri kaq pozitive, edhe pse ajo është vetem 13 vjeçe, trajneri dhe drejtuesit e klubit iqë e stervisin atë kanë vendosur që në garat e ardhshme që do të zhvillohen në fund të muajt Mars, Mikela Skandaj do të provoj të ngjitet në kadegorinë e të rriturave.

Nga ana tjetër, siç është thënë edhe në kronikat e mëparshme, shqiptarja, Mikela Skandaj vazhdon të jetë e përzgjedhura e kombëtares italiane duke u grumbulluar për të dytën herë me radhë duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që zhvillohet në Skoci.

Megjithatë, ashtu siç e ka deklaruar edhe më herët, dësshira e Mikeles dhe e babait të saj, Angjelin Skandaj, i cili i qëndron shumë pranë vajzës së tij në rrugëtimin e bukur të sportit të karatese, është që ajo të përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombëtare. Një kërkesë, e cila thuhet se po analizohet nga strukrurat sportive dhe shtetëtore të Shqipërisë, por realisht, deri më tash, nuk kma akoma një përgjigje konkrete.

(Video) Pamje nga aktiviteti i Turneut Ndërkombëtar të zhvilluar në Treviso të Italisë, ku Mikela Skandaj meritoi medaljen e argjendtë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img