Java e 12-të e Kategorisë së Dytë, ndeshjet e së cilës u luajtën pasditen e sotme ka evidentuar sërishmi Besëlidhjen si ekipin solid të grupit A.
Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori e mbyllën fazën e parë në vendin e parë me një pikë më shumë sesa Sopoti dhe tre nga Shiroka.
Ndërkohë, java e 12-të, e para për fazën e dytë rezultoi pozitive për Besëlidhjen, e cila me fitoren e pastër 3-0 ndaj Basanias shkoi në kuotën e 29 pikëve dhe duke përfituar nga barazimi 3 me 3 i Sopotit të Librazhdit në transfertën pukjane shkëputen në +3.
Një tjetër rival për vendin e parë, KF Shiroka është mundur në transfertë nga Luzi 2008 me shifrat 3-1 duke shkëputur në 6 pikë nga kreu.
Pozitive kjo javë për Erzenin, i cili duke mundur Gramshin në transfertë 0-2, ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë.
I pesti në renditje është Luzi 2008, që pas fitores së sotme nga Shirokës 3-1 ngjitet në kuotën e 15 pikëve.
Naftëtari që ishte puhsim këtë ka mbetur në vendin e gjashtë me 13 pikë, një më shumë sesa Tërbuni që barazoi sot 3-3 me Sopotin.
Sinjale pozitive në këtë fillim faze për Veleçikun i cili duke mundur 5-0 Adriatikun barazohet me pikë me Tërbunin.
Me humbjet pësuara sot, Gramshi dhe Basania mbesin në vendin e 9-të dhe të 10-të me nga 8 dhe 7 pikë.
Në fund, në vendin e 11-të është Adriatiku 2012, i cili ka vetëm një pikë , ndërkohë me 0 pikë vazhdon të figurojë Valbona, e tërhequr tërësisht nga aktiviteti.
Rezultatet e javës së 12-të të Kategorisë së Dytë
VELEÇIKU 5-0 ADRIATIKU
17′(p), 23′, 29′ Gjini, 68′ Smakaj, 81′ Zaraj
LUZI 2008 3-1 SHIROKA
62′, 90′ Ebube Kristian, 90′ Bami – 72′ Ogungbire
BESËLIDHJA 3-0 BASANIA
15′(p) Raboshta, 38′ Gurbanov, 86′ Danaj
TËRBUNI 3-3 SOPOTI
3′ Karaj, 27′ Hasaj, 90′ Zere – 45′ Ben Ahmad, 68′ Myslimi, 75′(p) Zere
GRAMSHI 0–2 ERZENI
35′ Çilambo Kortes, 69′ Zaimaj
Naftëtari pushim
(Video) Pamje nga ndeshja Besëlidhja-Basania 3-0 dhe prononcimi i trajnerit të lezhjanëve Elvis Plori



