Sunday, September 22, 2024

Lojërat Olimpike Dimërore “Beijing 2022”, Shqipëria përfaqësohet me skiatorin Denni Xhepa

Lexo

Startuan sot në Pekin Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022. Aktivitet ky në të cilin përfaqësohet edhe Shqipëria përmes skiatorit Denno Xhepa.

Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti të zhvilluar stadiumin Kombëtar të Pekinit së bashku me skiatorin Xhepa ishin të pranishëm edhe pjesëtar të delegacionit sportiv shqiptar, mes të cilëve edhe dy drejtuesit e KOKSH, Presidenti Z. Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Z. Gerti Shima.

Gjatë parakalimit tradicional që është bërë në Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022, flamur-mbajtësi i ekipit olimpik shqiptar ka qënë, Denni Xhepa.

Për shkak të masave anti Covid-19, ekipi ynë shqiptar do të jetë më i vogël në numër në këtë ceremoni. E megjithatë e rëndësishme është që flamuri Shqiptar është i pranishëm në këtë veprimtari madhore të sporteve dimërore.

Kryeqyteti i Kinës, Pekin, është kryeqyteti i vetëm që ka mirëpritur edicionin e Lojërave Olimpike Verore 2008 dhe ato Dimërore 2022, i cili filloi sot dhe do të zgjasë deri me datë 20 shkurt, kur është planifikuar edhe mbyllja e aktivitetit!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img