(Video) Kombëtarja U-21-Përgatitjet për miqësoren me Uzbekistanin, Arifi e Myrta: Privilegj të luajmë për Shqipërinë, do të japim maksimumin për këtë fanellë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet dhe grumbullimin në Antalia në kuadër të miqësores së 30 marsit kundër përfaqësueses së Uzbekistanit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë zhvilluar disa seanca stërvitore me njëri-tjetrin në Turqi, teksa pas tre ditësh do të luajnë testin miqësor po në Antalia.

Dy nga risitë e Alban Bushit në listë, Ergis Arifi dhe Olsi Myrta kanë folur për fshf.org, duke treguar emocionet e para të grumbullimit me Kombëtaren U-21.

Mesfushori i Teutës, Ergis Arifi shprehet i lumtur për ftesën dhe premton se do të japë maksimumin për fanellën që gjithmonë ka ëndërruar.

Si e prite ftesën nga ekipi kombëtar dhe a e prisje të merrje një ftesë në këtë moment? – U gëzova shumë. Është një privilegj të luash me këtë ekip. Jam i lumtur për ftesën. Mendoj se e prisja këtë ftesë, pas paraqitjeve që kam bërë me Teutën dhe do të jap maksimumin. Për mua do të thotë shumë kjo ftesë pasi për çdo lojtar, maja është Kombëtarja.

Si të ka pritur skuadra dhe çfarë presim në miqësoren kundër Uzbekistanit? – Jam ambientuar shpejt, grupi është shumë i mirë, cilësor dhe më kanë mbajtur afër. Ndeshja kundër Uzbekistanit është e rëndësishme. Do ta marrim si të jetë një ndeshje zyrtare dhe jo miqësore.

Edhe Olsi Myrta nuk e fsheh lumturinë që ka marrë një ftesë nga përfaqësuesja kuqezi, duke e cilësuar si nder praninë dhe grumbullimin e tij me Shqipërinë.

Si e prite ftesën dhe si të ka pritur skuadra? – U gëzova shumë. Është nder për mua të jem këtu dhe do të jap maksimumin. Besoj se kam bërë një paraqitje të mirë te Laçi dhe tani më erdhi edhe ftesa nga Kombëtarja. Është kënaqësi e madhe të jem pjesë e U-21 dhe ndihem i vlerësuar që jam këtu. Do të jap maksimumin. Me grupin jam përshtatur shumë shpejt sepse çunat janë shumë të mirë dhe në stërvitje kemi kaluar shumë mirë.

Ndeshja kundër Uzbekistanit – Besoj se do shkojë shumë mirë, e shohim si një ndeshje zyrtare.

Ndeshja Shqipëri – Uzbekistan do të luhet më 30 mars në ora 14:30 në Antalia dhe do të transmetohet live në FSHF Tv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img