Volejbollistet shkodrane të kategorisë U-20 janë fare pranë fitimit të titullit kampion. Gara për trofeun po zhvillohet mes Vllaznisë dhe Dinamos, skuadra këto që pas dy finaleve janë me rezultat të barabartë , 1-1.
Skuadra shkodrane ka fituar finalen e parë në Shkodër dhe Dinamo të dytën në Tiranë, ndërsa ballafaqimi i së dieles vendos gjithçka për ekipin kampion. Në prag të kësaj ndeshje, që është planifikuar të zhvillohet nesër(e diel) në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 15:00, Vllaznia U-20 zhvilloi mesditën e së shtunës seancën e fundit stervitore anti-Dinamo.
Në prononcimet e tyre për median, kapitenia e skuadrës Sarah Beci, shuterja Daniela Kodra dhe trajneri Dorian Tafa u shprehën optimist për fitoren e ndeshjes, dhe në të njëjtën kohë edhe të trofeut të titullit kampion.
Ndër të tjera, pjeësëtarët e skuadrës kuqeblu, kërkojnë një mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve shkodranë, të cilët, sipas informacionit do të jenë të shumtë në tribunat e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.
(Video: Pamje nga seanca e fundit stërvitore anti-Dinamo)