Vllaznia-Tirana 3-1(25-21, 18-25, 25-16, 25-23)
Vllaznia-Tirana, ka qënë ndeshja më e rëndësishme e javës së gjashtë të Kampionati Kombëtar të Volejbollit për meshkuj. Takimi i luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka qënë shumë i dyluftuar, ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren. Në fund ka triumfuar skuadra kuqeblu duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.
Referuar ecurisë së takimit, Vllaznia fitoi setin e parë me shifrat 25-21, Tirana kundrapërgjigjet në të dytin duke e fituar atë 18-25. Pas barazimit 1 me 1 me sete, kuqeblutë fitojnë me lehtësi setin e tretë 25-16, ndërsa në të katërtin lufta sportive ishte shumë e fortë. Pas disa barazimeve radhazi, Vllaznia arrin ta mbyllë me fitore këtë set 25-23 dhe të gjithë takimin me rezultatin 3 me 1.
Një fitore kjo që merr vlera të veçanta për skuadrën shkodrane, jo vetëm që sfidoi Tiranën, ekipin kampion në fuqi, por më së shumtmi tregoi një rritje të theksuar të nivelit gtë lojës.
Një praqitje kjo e mirë që ka lënë të kënaqur trajnerin Artan Kalaja dhe presidentin Aleksandër Leqejza, të cilët në prononcimet e tyre të pas ndeshjes përgëzuan lojtarët e tyre, përfshirë edhe volejbollistin kanadez, Ross Andreë Dube, për lojën e tyre me nivel, ndërkohë që premtuan se në vazhdimësi mund të ketë surpriza të tjera sa i përket merkatos së Vllaznisë.
Përgëzime për paraqitjen e mirë të Vllaznisë përcolli në përoncimin e tij, edhe trajneri bardheblu, Arben Sako, duke mos nguruar të komplimentojë entuzismin e volejbollistëve kuqeblu në këtë ndeshje, çka është një tregues i qartë që Vllaznia do të jetë pretendente për të këtë sezon sportiv.
(Video) Ndeshja, Vllaznia-Tirana voilejboll meshkuj. Transmetim me koment.