Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes Tirana-Skënderbeu 2-1
“Mendoj që në pjesën e parë nuk ishim aq keq. mendoj që dominuam. Penalltia ishte gabim individual i lojtarit tonë. Pjesa tjetër ishim nën kontroll, duhej të ishim më të shpejtë edhe qartë kur qarkullonim topin dhe drejt portës, patëm raste që mund të shfrytëzonim. Skuadra u shkund vetë, janë lojtarët që reagojnë, ndërrimet hynë me një marsh tjetër dhe për fat e kthyem rezultatin.
Edhe ai gol është fat, shënuam shumë shpejt golin dhe ana psikologjike ishte më e mirë. Por lojtarët e kuptuan si ne të gjithë që kjo është ndeshja që duhet të bëjmë diçka më shumë për të marrë fitoren.
Ne e dinim dhe ishim përgatitur që dy lojtarët e krahut të Skënderbeut do na vinin në vështirësi duke pasur parasysh shpejtësinë që kanë. U munduam të përshtatemi, më mirë në pjesën e dytë, ishim më të qartë në detyrat mbrojtëse të krahëve. Kjo ishte ajo që ndryshuam në fazën mbrojtëse duke e pasur më shumë nën kontroll. Por pashë skuadrën që reagoi për mirë në anën psikologjike, pashë Prengajn i cili në ato situata ka bërë gjithçka mirë në stërvitje dhe më bëhet qejfi që sot pikërisht me armën më të fortë ia doli të shënojë.
Dëshira ime është që mbrojtja me katër është më mirë se me tre, por isha detyruar nga lojtarët në dispozicion. Shkoi mirë, duke menduar që jemi një ekip i ri dhe këto ndryshime shesh, mund të kishim ndonjë problem. Shkuan mirë ndeshjet që kishim afër, por dëshira dhe mënyra ime si e shoh unë është që të luaj në një mbrojtje me katër.
Isuf i ka bërë ndeshjet e mira, është i mirë, ka qenë i dëmtuar rreth 10 ditë dhe tani po kthehet në formën më të mirë dhe kjo është arsyeja që nuk ka luajtur dhe aktivizuar sa duhet. I është dhënë shansi Gjumsit, ka bërë mirë dhe mendoja se sot i përshtatej më shumë Rashicës. Ndaj e mendova atë të parin.
Përqafim Prengajt? Sot e kam përqafuar tre herë”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.