Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në Abisnet Superiore. Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Laçit në shtëpi.
Kampionët në fuqi,ishin dominues në fillim të takimit,ndërsa pjesën e parë e mbyllën në avantazh minimal,pas golit të shënuar nga Xhoel në minutën e 20-të.
Edhe fraksioni i dytë i lojës,nisi me Egnatian në sulm dhe në minutën e 67-të Fangaj dyfishoi shifrat. Boçka ngushtoi diferencën në minutën e 73-të,duke shënuar për 2-1.
Megjithatë minutat e mbetura skuadra e Edlir Tetovës,i menaxhoi shumë mirë dhe në fund mori 3 pikët.
Kjo është fitorja e dytë për Egnatian,pas asaj me Dinamon në javën e parë,ndërsa Laçi vazhdon të mos njohë fitore,pasi një javë më parë barazoi me Tiranën pa gola.
Fatos LAMAJ