Tuesday, December 2, 2025

Vjen lëvizja e parë e Vllaznisë. Drejtuesit rikthejnë në skuadër shkodranin Arsid Kruja, lojtarin më të vlerësuar të kampionatit sipas “Sofascore”, me notën e përgjithshme 7,5 për të gjithë sezonin që lamë pas me Teutën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme për sezonin e ri, duke afruar një nga futbollistët që ka spikatur më shumë në sezonin e fundit në Superiore.

“Panorama Sport” mëson se klubi kuqeblu ka gjetur akordin me mbrojtësin shkodran Arsid Kruja, i cili ka dhënë lamtumirën Teutës për t’u kthyer përsëri si pjesë e klubit nga radhët e të cilit ka dalë. Kruja ka spikatur në këtë vit me Teutën duke qenë lojtari më i vlerësuar i kampionatit tonë sipas “Sofascore”, me notën e përgjithshme 7,5 për të gjithë sezonin që lamë pas.

Kruja ka luajtur me ekipin e parë të Vllaznisë në vitet 2012-2014, 2016-2018 dhe 2019-2023, teksa kjo për 31-vjeçarin është etapa e katërt me kuqeblutë. Në Superiore ai ka luajtur edhe me fanellën e skuadrave të Flamurtarit, Laçit dhe Teutës.

(Panorama Sport)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img