Vllazni spektakolare! Kuqeblutë mundin thellësisht Laçin, 4-1. Debuton edhe Bekim Balaj.

Vllaznia-Laçi 4-1 (Shënues: A. Hoxhaj 31’, 43’, Juriç 73’, Jonuzi 93’/Shkurtaj 65′)

E shtunë, 21 janar 2023, ora 16:00, Stadiumi “Loro Boriçi”-Shkodër)  

Vllaznia:Zogoviç, Smajli, Juriç, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Hoxhaj, Mala, Kaina. Trajner: Mirel Josa.

Laçi: Dajsinani, Duka, Velkoski, Borisiuk, Roganoviç, Manellari, Ujka, Geci, Mazrekaj, Adeleke, Guindo. Trajner: Gentjan Mezani

 

Gjyqtarë: Olsion Yzeiraj(Patos), Marius Qose(Lushnje), Erind Burgu(Fushë-Kruja). I katërt: Kridens Meta(Tiranë).

Sistemi VAR: Kreshnik Barjamaj(Tiranë), AVAR. Orlando Kuka(Tiranë). Vëzhgues: Ervis Peza. Delegat i FSHF-së: Eraldi Shera.

Një Vllazni spektakolare ishte ajo që u prezantua në sfidën e sotme ndaj Laçit, takim ky i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” që prej orës 16:00, për llogari të javës së 17-të të kategorisë Abissnet Superiore. Me përjashtim të një luhatje të vogël, kur pas avantazhit 2-0, kurbinasit përfituan dhe shënuan të vetmin gol të tyrin në këtë ndeshje, e gjithë pjesa tjetër ishte e dominuar dukshëm nga Vllaznia, e cila në fund iu gëzua fitores me meritë, me rezultatin e thellë 4-1.

Pjesa e parë

Një start i takimit tejet i vrullshëm nga ana e Vllaznisë, e cila në harkun kohor të pak minutave, arrin të regjistrojë raste pa fund për të shënuar në portën kundërshtare. Raste këto që nuk konkludohen me gola, kjo edhe për meritë të portjerit mik Dajsinani.

Megjithatë, vjen edhe moment që portjeri mik të mposhtet. Janë dy gola të realizuar njëri pas tjetrit nga vlonjati Ardit Hoxhaj. I pari në të 31-tën pas një goditje me kokë që vjen nga krosi në të djathtë të sulmit kuqeblu. Ndërsa, i dyti në 43’, që meritë të padiskutueshme ka edhe mbrojtësi i majtë Ersin Hakaj me atë depërtim klasik në fundoren e mjatë, sepse topi i tij për Hoxhajn, në gjuhën sportive, quhet, “top-goli”. Me dopietën e Hoxhajt, pjesa e parë mbyllet 2-0 në favor të Vllaznisë.

Pjesa e dytë

45 minutat e dytë të sfidës, Vllaznia-Laçi, padiksutim më e rëndësishmja e javës së 17-të të Superiores, nis me të njëjtën pamje si pjesa e parë. Dominimi kuqeblu vazhdon të jetë i pranishëm në fushën e lojës, dhe tifozëria shkodrane është në pritje të golit të tretë.,

Pikërisht, në këto momente të mira të Vllaznisë, Josa e shikon të arseshme të hedhë në fushë blerjen më të re të kuqebluve, bomberin e kombëtares kuqezi, Bekim Balaj. Largimi nga fusha e lojës e Kainës dhe aktivizimi i Balajt, pritet me entuziasëm dhe duatrokitje nga tifozëria kuqeblu.

Megjithatë, mjafton një përgjumje momentale në prapavijën kuqeblu, dhe kurbinasit befasojnë duke shkurtuar diferencën e golave me anë të Shkurtajt. Kjo ndodhë në minutën e 65-të, gjë që “shkund” stolin kuqblu, me Josën që kërkon menjëherë edhe dy ndërrime të tjerë duke aktivizuar Krujën dhe Çobën.

“Alarmit” kuqeblu, se mos loja merr drejtim tjetër, i jep drejtim Juriç. I ardhur nga prapavija në ndihmë të sulmit, shtatlarti kuqeblu, godet fort dhe saktë me kokë një top të ardhur në formë krosi nga e djathta duke tundur rrjetën e Dajsinanit. Është minuta e 73-të, dhe Vllaznia thellon avantazhin në 3-1.

Miqtë nga Laçi kërkojnë të reagojnë përsëri me ndonjë befasi tjetër, kun ë fakt, në dy momente ishin shumë pranë duke shpërdoruar momente ideale. Por, nga ana tjetër, është prsëri Vllaznia që vazhdon të prodhojë lojë sulmuese, madje në minutat shtesë, në të 93-tën shënojnë edhe golin e katërt me autor Fjoart Jonuzin.

Përfundimisht, Vllaznia e mbyllë të gjithë ndeshjen me një fitore super të merituar me shifrat e thella 4-1. Fitore kjo që është një mesa i drejtpërdrejt për rivalët, duke dëshmuar se Vllaznia tashmë është skuadra më në formë e kampionatit, e cila me të drejtë, synon dy trofetë më të rëndësishëm të vitit, Kupë dhe kampionat.

Gaspër MARKU

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu