Saturday, November 23, 2024

Vllaznia-4 titullarë në infermieri:Gurishta, Juriç, Hoxhaj, vrapime individuale, Smajli, spektator

Lexo

Në seancën e parë stërvitore si trajner i Vllaznisë, maqedonasi Goce Sedloski nuk ka pasur në dispozicion plot 4 titullarë, tre prej të cilëve i përkasin repartit të mbrojtjes dhe një mesfushor-sulmues. Bëhet fjalë për kapitenin Erdenis Gurishta, dy mbrojtësit e tjerë, kroati Marko Juriç dhe Gerald Smajli, si dhe mesfushori-sulmues, Ardit Hoxhaj.

Problemet e mbartura me dëmtimet, kanë bërë që ato të mos jenë pjesë e grupit të parë stërvitor. Treshja, Gurishta-Juriç-Hoxhaj është parë të kryejë vrapime përreth fushës, si dhe më pas ushtrime atletike dhe fizioterapie, nën mbikqyrjen e stafit mjekësor duke mos marrë asnjë ngakesë me grupin e parë, qoftë fizike dhe as në punën me topin.

Ndërkohë, për Gerald Smajlin, duket se problemet e dëmtimit janë disi më të rënda, pasi ai është parë të ishte krejtësisht jasht skuadrës duke e ndjekur seancën në pistë si spektator.

Gjithësesi, burime nga stafi mjekësor, por edhe nga vetë futbollistët në fjalë, bëjnë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim, pritet një përmirësim i parametrave fizikë, në mënyrë që për ndeshjen e së dielës me Erzenin e Shijakut, ato të jenë gati. Nga sa bëhet e ditur, më afër rikuperimit janë treshja, Gurishta-Juriç-Hoxhaj, ndërkohë që për Smajlin, edhe pse mund t’i bashkohet më herët grupit të parë, për këtë ndeshje mund të jetë e vështirë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ka një lajm të mirë për Rejan Alivodën. Mesfushori, i cili për arsye dëmtimi nuk ka qënë pjesë e skuadrës prej dy ndeshjesh, në seancën e sotme, ai është stërvitor me skuadrën duke marrë ngarkesën e plotë ashtu si pjesëtarët e tjerë të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img