Vllaznia ka zhvilluar sot miqësoren e dytë në Bosnje, nga tre të tilla të planifikuara gjatë periudhës dy javore të qëndrimit në Medjugorje.
Ndeshja është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1. Ndryshe nga miqësorja e parë, e cila u fitua me rezultat të thellë, 0 me 4, ndaj skuadrës së kategorisë së dytë NK Medjugorje, kundërshtari i sotëm ka qenë NK Posusje pjesë e kategorisë së Superligës boshnjake.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në barazim, 0-0. Kanë qenë boshnjakët të parët të cilët kanë zhbllokuar rezultatin duke shënuar në minutën e 54-të. Kuqeblutë kanë barazuar në minutën e 72-të me anë të një penalltie të dhënë në favor të tyre të ekezekutuar Cheshmedijev .
Deri në fund ndeshja nuk prodhoi më gola dhe u mbyll me këto shifra, NK Posusje-Vllaznia, 1-1
Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedijev, Smajli, Hakaj, Alivoda e Boshnjaku, Çoba, Mala, Balaj