Vllaznia ka bërë një gjysmë hapi të rëndësishëm drejt kalimit të turit në Ligën e Konferencës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Islandë ndaj Valurit vendas, në një sfidë që e mbylli me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar në shtesën mbi shtesë që dha gjyqtari.
Vendasit realizuan në fillimin e pjesës së parë me Tryggvason, duke të dhënë përshtypjen se gjërat për islandezët do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, mysafirët nga Shkodra u futën në lojë falë Krymit. Në pjesën e dytë, ekipi i Brdaric mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Deliut, në të 81-tën. Vllaznia kompletoi përmbysjen me Dodaj, në të 85-tën. Në fund, Valur mori barazimin me golin e Heimison.
Akti i kthimit, që do të luhet pas disa ditësh, pritet me padurim nga tifozët.