Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia-Buduçnost, të shtunën, ora 18:00, në “Loro Boriçi”. Miqësorja e parë përgatitore e kuqebluve në prag ballafaqimet europiane

Lexo

Vllaznia vijon ditët përgatitore në prag të ballafaqimeve europiane, të cilat do t’i luajë gjatë muajit korrik pasi do të mësojë edhe shortin përkatës. Siç është thënë edhe më herët java e parë përgatitore po zhvillohet në Shkodër dhe më pas skuadra do të zhvendoset në kompingun boshnjak për një fazë themelore.

Ndërkohë, kjo fundjavë, dhe pikërisht mbrëmja e së shtunës shënon edhe fillimin e ciklit të ndeshjeve miqësore, ku e para do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.

Një miqësore kjo që do t’i shërbejë stafit teknik për të hedhur në fushën e lojës blerjet e reja, të cilët kanë firmosur për ngjyrat kuqeblu.

Me interes është për t’u parë është edhe formatimi i formacionit të parë nga ana e Brdariç, sidomos pas largimit të dy krahëve të mbrojtjes, Hakajt të zyrtarizuar dhe Smajlit që thuajse është në prag, por edhe të Boshnjakut në mesfushë.

Por, krahas të tjerave, mbetet për t’u parë se si do të jetë qëndrimi i stafit teknik në lidhje me lojtarët e Akademisë Vllaznia, të cilët këto ditë kanë firmosur kontrata 3 vjeçare me KF Vllaznia. Sa vend dhe përparësi do të kenë ato në formacfionin kuqeblu?

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img