Thursday, December 5, 2024

Vllaznia dhuron spektakël në kryeqytet, mund Partizanin me përmbysje 1-2 dhe rihap kampionatin

Lexo

Partizani-Vllaznia 1-2

Shënues:Maget 62’/Jonuzi 77’, Çoba 90’

E premte, 13 janar 2023, ora 16:00, Stadiumi “Partizani”-Tiranë

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Telushi, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Mensah. Trajner: Xiovani Kolela

Vllaznia:  Zogoviç, Gurishta, Shehi, Hakaj, Smajli, Jonuzi, H.Marku, Alivoda, Mala, A.Hoxhaj, Kaina. Trajner Mirel Josa.

Gjyqtarë: K. Bajramaj kryesor, D. Myftari dhe G. Cenolli anësor. Në sistemin VAR, F.Lata (Durrës) dhe AVAR, D. Maletaj.

Vllaznia e ka filluar vitin 2023 në mënyrën më të mirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme, teksa mundi në transfertë Partizanin me përmbysje, me rezultatin 1-2. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Partizani” prezantoi në fushën e lojës një Vllazni fantastike.

Pjesa e parë

45 minutat e para të sfidës Partizani-Vllaznia u mbyllën në barazim 0-0. Referuar ecurisë së lojës, duhet thënë se Partizani e nisi më mirë ndeshjen duke pasur edhe rastin e parë në portën kuqeblu, por gatishmëria e portjerit Zogoviç eviton golin në portën e tij.

Minutat në vazhdim janë të tërat të Vllaznisë, e cila ka raste të pafundme për të kaluar në avantazh me anë të futbollistëve Hoxha, Kaina, Mala, Marku, etj. Pjesë e këtij 45 minutëshi është edhe një rast për tu ndalur, atëherë, kur  një gjuatje e Markut drejt portës së Partizanit preket me dorë nga mbrojtësit kuqeblu, dhe gjyqtari kryesor Kreshnik Bajramaj nuk nguron të akordojë direkt penallti në favor të Vllaznisë. Por, në të njëjtën kohë ka edhe një flamur lart të ngritur nga arbitri anësor që ka dalluar një pozicion jashtë loje duke bërë që të shfuqizohet vendimi për penallti.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë nis përsëri më mirë për Partizanin, i cili në minutën e 62-të arrin të kalojë në avantazh pas një kundrasulmi të shpejtë nga krahu i djathtë që shoqërohet me një kros në zonën kuqeblu, aty ku dy mbrojtësi Shehi dhe Smajli n uk arrijnë të bllokojnë Maget, i cili e kalon topin me kokë në rrjetën e Zogoviç.

Ky gol, u duk sikur do ta çonte Partizanin drejt fitores, por Vllaznia reagon shpejt, ku falë edhe ndërrimeve të realizuara nga trajneri Josa, kuqeblutë e rrisin së tepër nivelin e lojës. Presioni në portën vendase të Partizanit është i vazhdueshëm dhë shumë shpejt vjen goli i barazimit me autor Fjoart Jonuzin, i cili i ardhur nga stoli barazon rezultatin në minutë e 77-të me një gjuajtje të saktë nga balli i zonës së Partizanit.

Por, nuk mjafton me kaq, sepse Vllaznia kërkon më tepër sesa barazimi, dhe për këtë mendon një tjetër lojtar i ardhur nga stoli. Është Mehdi Çoba, që me një veprim të zgjuar teknik brenda zonës vendase të minutës së 90-të, gjuan fluturimthi duke tundur për të dytën herë rrjetën e portjerit Rexhepi.

Pesë minutta shtesë të akorduara nga arbitri Bajramaj, nuk ndryshojnë asgjë në rezultat. Vllaznia fiton me rezultatin 1 me 2. Tre pikë të arta për kuqeblutë që shkurtojnë diferencën me Partizanin kryesues, nga shtatë pikë në katër pikë, duke rihapur në të njëjtën kohë kampionatin me disa skuadra në luftë për titullin kampion.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img