Shkodra “pushton” kryeqytetin! Kjo është kryefjala e çdo bisede që qarkullon prej ditësh në qytetin verior për prag sfidën shumë të rëndësishme të “Final 4”, Vllaznia-Dinamo, pasi një numër rekord trifozësh shkodran pritet të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit “Arena Kombëtare” në mbështetje të skuadrës kuqeblu.
Përpos angazhimit të presidencës së KF Vllaznia, e cila me moton “Bashkë për Vllazninë”, ka vendosur autobuzë falas pa limit për të mundësuar udhëtimin e tifozërinë shkodrane në kryeqytet në mbështetje të skuadrës kuqeblu, e angazhuar maksimalisht është edhe “Vllaznia Diasporë”, me një tjetër organizim model në mbështetje të tifozërisë kuqeblu.
Këtë e tregon edhe ky postim zyrtar në faqen zyrtare të “Vllaznia Diasporë” duke bërë të ditur detaje më të hollësishme rreth organizimit të udhëtimit drejt Tiranës për të mbështetur Vllazninë.
Vemendje
Me 4 Maj ora 20:00
n’tirane n’stadiumin Air Albania
Vllaznia lun gjysfinalen kunder Dinamos
Tu pa nji interesim shum t’madh tifozave, dashamir t’Shkodres e t’Vllaznis na kan vu n’dispozicion transport falas per kedo qe don me shku me mbeshtet djemt at dit.
Bushat, Postribe, Dajç , Velipoje , Vau Dejes , Gur i Zi, Mjede, Grude, Shtoj , Hajmel, Trush, Berdice, Barbullush etj etj , kush te ket nevoje te na kontaktoje dhe ja qojm futgonin , autobusin deri te rrugica.
(E mira asht qe cdo grup me u ba + 20 vet qe me plotsu tpakten nji furgon) ose ma teper qe me pru autobus .
- Qellimi i ksaj nisme nuk asht gjithca minimizimi i kostos t’ksaj transferte por edhe krijimi i nji atmosferet vllaznore e festive, ku nisja e mbrritja e tanve bashk , ambjenti n’autobus me kang e me kore bashke me tifozat tjer, dekorimi i makinave e autobusave, shpresojm edhe kthimi tu gzu e tu festu etj etj
T’mirorganizum diftojm edhe nji shembull t’mir se si Shkodra i jep randsi edhe detajeve ne tilla raste
Per cdo gja mundeni te kontaktoni Grupi VLLAZNIA DIASPORE ne Messenger ose te ky nr telefonit
+355 68 204 0143 (Vllaznia Diaspore)
- per Qytetin ,per Vllaznin