Vllaznia-Dinamo City, sot, ora 20:00, gjysmëfinalja e parë e “Final 4”, në stadiumin “Arena Kombëtare”

Ora 20:00 e mbrëmjes së sotme ka rezervuar një supersfidë, atë Vllaznia-Dinamo City, e cila do të luhet në stadiumin “Arenën Kombëtare” në kuadrin e gjysmëfinales së parë të fazës “Final 4”, “Abissnet Superiore”.

Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe.

Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.

Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu