Dueli i orës 17:00 Vllaznia-Dinamo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” merr vemendje të veçantë, pasi përballet Vllaznia e vendit të parë me 20 pikë me Dinamon e venikt të katërt, por që ka vetëm dy pikë më pak se kuqeblutë.
Trajnerët Martini dhe Daja kanë hedhur në fushë më të mirët e tyre për këtë duel.
Formacionet Zyrtare
VLLAZNIA: Pohls; Jago, Bajrami, Gjini, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj, Murataj. Trajner: Edi Martini
DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Neziri, Beqja, Qefalija, Qardaku, B. Berisha, Bregu, Guindo. Trajner: Ilir Daja



